Dukaj: Shqiptarët nuk kanë thënë se Mali i Zi është Shqipëri, siç bënë ushtarët malazezë me “Kosova është Serbi” NULL NULL 29.11.2024 18:54 29.11.2024 18:54 Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj. Foto: Qeveria e Malit të Zi Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, njëherësh anëtar i Alternativës Shqiptare, Marash Dukaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetari pro-rus të Kuvendit të këtij vendi, Andrija Mandiq. Ai thotë se deklarimet e Mandiqit janë “shtrembërim i tezave dhe tallje me publikun”. Kryeparlamentari malazez, manastirin e Deçanit e quan faltore serbe – i kërkon Kosovës t’i lirojë bashkëkombësit e tij Sipas tij, “shqiptarët nuk kanë dalë askund në Mal të Zi dhe kanë thënë se kjo është Shqipëri, as e madhe as asnjë tjetër”. Madje sipas tij, edhe nëse dikush do ta provonte këtë, “ne nuk do ta mbështesnim”. Duke u ndalur te arrestimi i tre shtetasve malazezë në Kosovë, dy prej të cilëve janë pjesëtarë të Ushtrisë, Dukaj iu kundërpërgjigj kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq. Ky i fundit tha se tre shtetasit malazezë “shkuan në një faltore serbe”, duke iu referuar kështu manastirit të Deçanit. “Pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi shkuan në shtetin e Kosovës – të cilin Mali i Zi zyrtarisht e njohu para një dekade e gjysmë – por me mbishkrimin se Kosova është diçka tjetër, jo ajo që është sipas rregullave ndërkombëtare dhe Kushtetutës së saj”, tha Dukaj. Kryetari pro-rus i Kuvendit malazez, dje i kërkoi Kosovës që t’i lirojë tre qytetarët e Nikshiqit, të cilët u arrestuan të dielën që lamë pas në afërsi të manastirit të Deçanit. Ata u arrestuan pasi në targat e veturës me të cilën po udhëtonin kishin mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Mandiq, i cili është i deklaruar serb, në të kaluarën i është referuar institucioneve të Kosovës si “institucione të përkohshme”. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025