Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së (VIDEO) NULL NULL 12.11.2024 22:41 12.11.2024 22:41 Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së Nënkryetari i LDK-së ka thënë se nga partia të cilës ai i përket, kanë dalë 13 subjekte politike përgjatë historisë së saj. Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se vetëm nga “kuvendi i karrigeve” i vitit 2007, nga LDK-ja kanë dalë tri subjekte të mëdha politike. “Nga LDK-ja kanë dalë tri subjekte të mëdha politike në atë kohë (2007), që kanë hyrë në Kuvend. Ka dalë komplet LDD-ja dhe AKR-ja. Nga LDK-ja, për 25 vjet kanë dalë 13 subjekte politike”. Për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Haziri tha se e ka bazën nga transformimi dhe demilitarizimi i UÇK-së. “PDK-në duhet parë në rrafshin e transformimit dhe demilitarizimit të UÇK-së. Baza e PDK-së është transformim i strukturave të UÇK-së që janë LPK, të organizuara në ilegalitet. Shumica prej tyre një dekadë ia kanë dhënë LDK-së, një PDK-së dhe një dekadë LPK-së, por kohën më të madhe e kanë kaluar nëpër burgje si të dënuar politikë”, deklaroi Haziri. Ndërkaq, për Vetëvendosjen, ai tha se aty gjenden të pakënaqurit e PDK-së. “Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së, që kanë origjinën politike nga grupet ilegale të majta”, u shpreh Haziri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buxhovi: Serbia e ka shfrytëzuar vazhdimisht 'Vidovdanin' për të prodhuar nacionalizëm (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova "Vidovdani", 17 të shoqëruar në polici - njëri shqiptar ndalohet për armëmbajtje pa leje 3 orë më parë