Lyerja e trupit me mjaltë shkaktoi momente interesante (VIDEO) NULL NULL 08.11.2024 21:03 08.11.2024 21:03 00-43 – Lyerja e trupit me mjaltë: Këto ishin momentet më interesante (VIDEO) Është shfaqur klipi me sfidën kreative “mesazhe në mjaltë”. Banorët e shtëpisë u argëtuan tej mase me këtë lojë të organizuar nga ‘Vëllai i Madh’, duke lënë mesazhe të shkruara për njëri-tjetrin. Shënimet e veçanta dhe ndonjëherë komike shkaktuan të qeshura dhe një atmosferë shumë të ngrohtë mes banorëve, njofton klankosova.tv. Për më shumë detaje nga kjo sfidë, ndiqeni videon në vijim: 00-32 – Gjesti ia thotë në fytyrë Xhenetës: Me mua e ke tepruar, nuk më vlerësove! (VIDEO) Gjesti i është drejtuar Xhenetës, se nuk e ka vlerësuar sa duhet. Atij i është mbetur hatri me Xhenetën që ia gjuajti teshat. “Sa herë jam munduar me të mirë, nuk t’kom kqyr për lojë, ti mua m’ke këqyr. Atë gjest të ulët me e bo. Me i gjuaj teshat, kemi fjetur bashkë në një krevat, kurrë në jetë ti me mu, jo mem qit keq mua”, u shpreh Gjesti. “Nuk ke ditur mem vlerësu, mem respektu”. 00:08- Momentet më pikante nga darka e të nominuarve mbrëmë (VIDEO) Është shfaqur klipi nga darka e të nomunuarve të kësaj jave. Pjesë e darkës ishin 6 banorët: Rezarti, Mevlani, Rovena, Gjesti, Xheneta, dhe Ana, të cilët bënë pyetje anonime ndaj njëri-tjetrit. Darka u shoqërua me momente nga më të ndryshmet, nga tensionet, debatet deri te momentet qesharake, transmeton klankosova.tv. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim: 23:46 – Rovena për Xhenetën: Më përndjek në çdo cep të shtëpisë Rovena tha gjatë ‘Prime’ se Xheneta ka hyrë brenda shtëpisë me ide fikse për ta sulmuar atë. Sipas saj, e njëjta nga jashtë është nisur për ta sulmuar atë duke ia përdorur gjërat nga jashtë. “Më përdndjek në të gjitha skajet e shtëpisë”, u shpreh ajo Tutje ajo u shpreh se sipas saj Xheneta nuk e duron dot atë. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim: 23:41 – Del klipi ku shfaqet momenti kur Xheneta ia hedh birrën Rovenës (VIDEO) Është shfaqur klipi kur Xheneta ia hodhi birrën Rovenën. Me birrë në dorë Xheneta i thotë Rovenës: “Kno, Kno…”. Në ndërkohë, Rovena e prekur nga ky rast shihet edhe duke qarë. Ndiqeni klipin për më shumë informacione: 23:38 – Trekëndëshi Leo, Lela, Driloni – Ja çfarë thotë Olta Pasi u shfaq klipi me shumë pikëpyetje mes raportit Lela, Drilon dhe Leos, opnionistët kanë dhënë komentet e tyre. Olta e quajti këtë raport si një trekëndësh me ngacmime e xhelozi në mes, transmeton klankosova.tv. Sipas opinionistes, ka pasur xhelozi nga ana e Drilonut, ku më pas edhe është larguar. Ndërkohë, që sipas saj kjo ka bërë që Lela të afrohet më shumë me Leon. “Kemi një trekendësh me dikë që i ka ngelur hatri, por do ta shohim në vazhdimësi se si do të evolojë”, u shpreh Olta. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim: 23:24 – Klipi që shfaq shumë pikëpyetje në raportet mes Leles, Leos dhe Drilonit Është shfaqur klipi që shfaqi shumë pikëpyetje mes raportit Lela, Drilon dhe Leos. “Leos sigurt i pëlqen Lela. Prej ditës së parë ka fol me mu, kemi fol gjatë, edhe unë jam tërhek se s’kam dasht me bo lovestory, tani u shku te Leo, kur ja kam nis me fol u shku te Leo direkt”, tha Driloni. Ndër tjerash, Driloni potencoi se: “Edhe njeriu më i mirë në botë me qenë nëse puthet me dike tjetër nuk e do”. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun në vijim: 23:00 – Milaimi i bën masazh Oltes në Prime dhe e puth në ballë (VIDEO) Olta Gixhari i kërkoi Milaim Zekës që t’i bëjë masazh. E ky i fundit ia plotësoi dëshirën asaj. “O për ty o për askënd. Eda do ma ndërrojë bravën e derës”, u shpreh më pas me shaka Milaimi. 22:59 – “Ja për ty ja për kë?”, nesër djemtë e Big Brother do bëjnë gjithçka që duan vajzat e shtëpisë (VIDEO) Vëllai i Madh u ka dhënë detyra djemve të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3. Nga nesër djemtë e shtëpisë do të jenë nën shërbimin e vajzave, transmeton klankosova.tv. Ky vendim erdhi si sfidë e buxhetit, ku motoja e kësaj sfide është “Ja për ty ja për kë?”. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim: 22:55 – Gresa shpërthen në lot pas përjashtimit të Rezit, ndihet e çlirua Gjatë këtij “Prime”, banorja Gresa ka shpërthyer në lot. E, lotët e saj duket se ishin lot çlirimi, kështu pohoi aktorja. “Shumë kom hek prej tij”, tha ajo, ndërkohë që kërkonte falje. Këtë situatë në të qeshura e ktheu opinionisti Milaim Zeka. 22:52 -Vullneti flet për gjendjen e rënduar të Besfortit në Big Brother, fajin ia hedh Rezit Vullneti ka dhënë komentin e tij mbi dinamikat e fundit që shoqëruan ‘Prime-n’ e sontëm. Vullneti tha se për gjendjen e rënduar të Besfortit brenda shtëpisë ka ndikuar Rezi, transmeton Klankosova.tv. Për të kuptuar më shumë shiheni videon e mëposhtme: 22:45 – Xheneta shpërthen në lot në Prime: Rezi dhe Besforti e merituan përjashtimin (VIDEO) Xheneta ka thënë se i ka penguar shumë gjesti që Rrezi i bëri asaj. Ajo tha se Rezarti dhe Besforti e kanë merituar që të dalin nga shtëpia. “Ca banorë e kanë pa reagimin tim, që më ka humbur çehrja, s’kam desh me reagu dhe me eskalu. E kam ruajtur qetësinë time, kam premtuar që nuk do të bëjë gjëra nuk duhet”, u shpreh Xheneta e përlotur. “Më ka penguar mua personalisht si gjest, mu duk vetja si vajzë e parespektueshme. Më së shumti më ka shqetësuar është babai”. 22:42- Sara: Nuk falet ajo që Rezi ia bëri Xhenetës, nuk është shaka të preket në vithe Për veprimin e Rezit kundrejt Xhenetës, kishte një koment edhe banorja e BBVK3, Sara. Kjo e fundit u shpreh se ai veprim është krejtësisht i pafalshëm, transmeton klankosova.tv “Nuk falet ajo që Rezi ia bëri Xhenetës, nuk është shaka të preket në vithe”, u shpreh Sara. Për më shumë ndiqeni videon më poshtë: 22:39 -Olta ia sjell në rikujtesë Xhenetës: Kujtoje babain edhe ti kur përdorë gjuhën e urrejtjes (VIDEO) Opinionistja, Olta Gixharri ka dhënë mendimin e saj lidhur me situatën e krijuar mes Rezartit dhe Xhenetës. Sipas saj, Rezarti i ka tejkaluar limitet, transmeton klankosova.tv. “Nuk preket një grua pa dëshirën e saj. Kur një grua thotë jo është JO. Kjo është një postulat”, tha ajo. .Megjithatë, e njëjta kishte një këshillë për Xhenetën lidhur me gjuhën e përdorur nga ajo brenda shtëpisë. Ajo i tha që ta kujtoj familjen dhe babain e saj edhe kur e njëjta përdorë gjuhë të urrejtjes. “Ndryshoje edhe ti gjuhën tënde. Po ta kërkoj me shumë kujdes”, i tha Olsa. Për më shumë shiheni videon e mëposhtme: 22:36 – Këto janë arsyet që çuan në përjashtimin e Rezit dhe Besfortit (VIDEO) Rezarti dhe Besforti janë përjashtuar nga Big Brother VIP Kosova 3. Ata nuk do ta vazhdojnë garën në shtëpinë më të madhe në vend, për shkak të thyerjes së rregullave. Është përgatitur një klip i veçantë me momentet e të dyve ku nuk përdorën fjalor adekuat. Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme: 22:25 – Zarfi i zi: Këta dy banorë përjashtohen nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova Vëllai i Madh ka përjashtuar nga gara Besfortin dhe Rezartin pas një shkeljeje të rëndë të rregullave të lojës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3. Ky vendim është marrë nga produksioni, i cili ka njoftuar se sjellja e tyre ka shkelur kodin e etikës së programit, transmeton klankosova.tv. Kjo ngjarje është një kujtesë për banorët e tjerë që të jenë të kujdesshëm ndaj rregullave të lojës dhe që të respektojnë kufijtë e përcaktuar nga produksioni. 22:09 – Avokatja: Atilla nuk e shkeli ligjin duke hyrë në Big Brother, ku ndodhet Drenusha (VIDEO) Avokatja, Adelina Hoxha, ka thënë se Atilla nuk ka shkelur ligjin duke hyrë në Big Brother ku ndodhet ish-gruaja Drenusha. “Krejt çka kemi prova që ky nuk ka shkelur ligjin në raport me afrimin afër viktimës në këtë rast që konsiderohet”, u shpreh Atilla. “Nëse ka pasë qëllim të fëmijëve, nuk është mënyra që tregon se e do dhe respekton nënën. Nuk kemi prova se kujt iu caktua fëmijët dhe gjitha obligimet ligjore që i ka dhënë shteti”. 21:48- Olta për Atillën: Drenushës duhej t’i kërkoje falje; nuk ia dhe dorën gruas tënde Opinionistja, Olta Gixharri, u shpreh paksa e ashpër më Atillan në raport me Drenushën qysh në hyrje të tij brenda BBVK3. Ajo tha se do duhej t’ia jepte dorën, ta përshëndeste dhe ti kërkonte falje, transmeton klankosova.tv “Drenushës duhej t’i kërkoje falje; nuk ia dhe dorën gruas tënde”, u shpreh Olta. Për më shumë shiheni videon e plotë: 21:47 – Atilla e zbulon hapur arsyen pse hyri në Big Brother (VIDEO) Atilla ka treguar që pse është futur brenda shtëpisë më të madhe në vend. Ai ka deklaruar se ndër arsyet ka qenë të ndreq imazhin që ka pasur. “U futa për m’i tregu, se në kohët e fundit unë jam pikturuar, (Drenusha) e ka jep një version, se jam një gogol, një monstrum”, u shpreh Atilla. “Doja të rregulloja imazhin tim, u futa edhe për shkak të fëmijëve, edhe një gjë pata shpresa se mund të marrim ndihmë nga Klani për t’i rregulluar këto gjëra”. 21:3 – Deklarata e Drenushës, pas largimit të Atillës: Këto janë fjalët që tha! (VIDEO) Hyrja e Atillës në Big Brother Vip Kosova 3, bëri jehonë dhe nuk u prit mirë nga një pjesë e opinionit. Megjithatë, pas daljes, Drenusha i uroi suksese Atillës, duke thënë se në fund ai është babai i fëmijëve të saj. Tutje, ajo uroi që jasht të mos jetë keqpërdorur rasti i saj. “Uroj që asnjë institucion jashtë nuk më ka përdor emrin tem për këtë sen sepse kur më janë dashur nuk më kanë ndihmuar”, tha Drenusha. Ndiqeni videon për më shumë detaje: 21:27 – Zeka: Atilla më befasoi dhe bashkë me Drenushën e çuan një mesazh te krejt shqiptarët (VIDEO) Opinionisti, Milaim Zeka ka dhënë komentin e tij në raport me ngjarjet që pësuan pas hyrjes se ish bashkëshortit të Drenusha Latifit. Ai tha se me hyrjen e Atillas brenda shtëpisë, të gjithë kanë dashur ta përçojnë mesazhin e njëjtë, gjetjen e paqes së përbashkë. Zeka tha se mesazhi që dha Atilla është një mesazh që veç një prind mund ta thotë, transmeton klankosova.tv. “Atilla më befasoi për të mirë. Nuk e kam prit, e ka thënë një fjalë të shenjtë, që veç një prind mund ta thotë ‘fëmijët tanë janë mbi çdo gjë’ ”, u shpreh ai. Për më shumë shiheni videon e plotë: 21:24 – Flet Atilla pas largimit: Fitova pak famë, u relaksua situata mes meje dhe Drenushës (VIDEO) Atilla Kardesh ka folur për herë të pas largimit nga Big Brother VIP Kosova 3. Ai ka thënë se ndjehet mirë teksa shton se është relaksuar situata mes tij dhe ish-gruas, Drenushës. “Ndjehem okej, pak ma shumë famë se kur kam hyrë. Ndihna mirë që u relaksua situata mes meje dhe Drenushës”, u shpreh Atilla. “Ishte pak e pritur, edhe pse nuk ke situatë e mirë, për shkak se isha protagnist, jam krenar dhe jam gëzuar që jam në shtet demokratik, secila organizatë, apo individë mund të shpreh mendimin e vet”. “Edhe kur kam qëndruar jashtë shtëpisë, (Drenusha) e ka ndërruar mendimin e saj dhe sjelljet”. 21:14 – Momenti kur Atilla njoftoi banorët për largimin e tij nga shtëpia (VIDEO) Është prezentuar videoklipi i momentit kur Atilla la shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova 3”. Ky “Prime” nisi me një fjalim sqarues rreth ndodhive të fundit që bënë shumë bujë në opinionin publik. Poashtu është shfaqur edhe videoja, kur Drenusha kishte bërë apel për të gjetur një mirëkuptim me Atillën, babain e fëmijëve të saj. Për më shumë ndiqeni videon në vijim: 21:12 – Nis Prime i 7-të: Produksioni dhe Klan Kosova përgjigjen ndaj të gjitha akuzave (VIDEO) Spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, sot ka nisur më ndryshe. Kjo pas shumë dinamikash e ngjarjes që përcollën shtëpinë më të famshme në vend. Moderatori Alaudin Hamiti, nisi këtë ‘Prime’ me një fjalim sqarues rreth ndodhive të fundit që bënë shumë bujë në opinionin publik, transmeton klankosova.tv. Produksioni dhe Klan Kosova u përgjigjen ndaj të gjitha akuzave. Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon në vazhdim: Ka nisur Prime i shtatë i Big Brother VIP Kosova 3. Ky Prime do të udhëhiqet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Ndërsa, tashmë si zakonisht, Olta Gixhari dhe Milaim Zeka janë tek pjesa e opinionistëve. Kurse ky Prime do të jetë plot me zhvillime, pasi do të hapet edhe zarfi i zi. Përndryshe, për shkak të zhvillimeve në shtëpi, Vëllai i Madh ka vendosur që të anulohet televotimi i hapur të hënën. Të gjithë shikuesit që kanë votuar do të rimbursohen. Detajet tjera do të bëhen të ditur sot në ‘Prime’. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.