LIVE| Driloni më i votuari, e merr epitetin e kapitenit të shtëpisë (VIDEO) NULL NULL 28.10.2024 21:03 28.10.2024 21:03 00:13 – Driloni, i preferuari nga publiku – bëhet kapiteni i shtëpisë Epitetin e banorit të preferuar e ka marrë Driloni. Kjo pasi ai mori më së shumti vota nga publiku, duke marrë kështu rolin e kapitenit. Reagimin e tij mund ta shihni në videon e mëposhtme: 00:07 – Bay T dhe Drenusha i bashkohen katërshes së nominuar (VIDEO) Bay T dhe Drenusha i janë bashkuar Besforti, Rezit, Mevlanit dhe Xuxit në nominim. Dyshja hynë në nominim pas televotimit për banorin e preferuar nga publiku, teksa të dy banoret rezultuan me më së paku vota nga ky televotim. Teksa Besforti, Rezi, Mevlani dhe Xuxi shkuan në nominim me automatizëm nga “Vëllai i Madh” pas thyerjes së vazhdueshme të rregullave. 23:49 – Ana refuzon kërkesën e nënës për t’u larguar nga shtëpia Ana ka refuzuar kërkesën e nënës së saj për t’u larguar nga shtëpia më e madhe në vend. Ajo ka thënë se vendimi i saj është të qëndrojë, por që të jetë e informuar në lidhje me gjendjen shëndetësore të nënë së saj. “Vendimi im është të vazhdojë lojën këtu, nëse nuk është mirë në ditët në vijim, me qenë e informuar, nëse nuk është mirë ajo unë e lë, përndryshe unë dua të vazhdojë nëse e ka lënë në dorën time”, u shpreh Ana. 23:43 – Nëna në gjendje jo të mirë shëndetësore, Anës i kërkohet largimi nga shtëpia (VIDEO) Anës i është kërkuar nga nëna e saj që të ndërprejë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova 3. Duket se rrugëtimi i vajzës e ka mërzitur atë që ka bërë që të kërkojë nga produksioni që të ndërpret rrugëtimin. Për detaje mund të ndiqni videon e më poshtme: 23:30 – Ana: U tërhoqa nga Kevini sepse dyshoj që po luan me mua! Ana ka pranuar se Kevini e bën të ndihet mirë dhe më pozitive, mirëpo ka bërë të ditur se nuk është më e interesuar për diçka më shumë brenda shtëpisë me Kevinin. Ajo tha se nuk beson që nuk e ka lojë, sepse i duket diçka e pamundur. “Jam tërhek sepse nuk jam t’u u ndje e interesume dhe nuk e di as vet nëse e ka lojë, por mënyra qysh ka shku shpejt m’u ka dok që është si lojë”, u shpreh Ana. Ndiqeni videon për më shumë: 23:25 – Pëlqim për njëri-tjetrin qysh ditën e parë, ndryshimi i raportit mes Anës dhe Kevinit (VIDEO) Ana dhe Kevin kanë shprehur pëlqim për njëri-tjetrin qysh në ‘Prime-in’ e parë të këtij edicioni. Por, megjithatë rrugëtimi i tyre që nga dita e parë ka pasur ulje dhe ngritje. Dyshja shpeshherë ishin të afërt e në hera tjera më të distancuar. Në videon e mëposhtme mund të shihni raportin e tyre për gjatë këtyre ditëve. 23:13 – Gjesti për Xhenetën: Kam pëlqim, nuk e di a do të kemi diçka (VIDEO) Gjesti ka thënë se gjithë situatën me Xhenetën dhe Burimit dhe afrimin e tyre e merr me sportivitet. Këngëtari ka thënë se ka pëlqim për Xhenetën, por nuk e di nëse në të ardhmen do të ketë diçka më shumë mes tyre. Për më shumë ndiqeni videon në linkun e më poshtëm. 23:07 – Burimi: Unë i pëlqej 4 vajza në shtëpi, por 1 do ta marrë Burimi ka bërë të ditur se pëlqen vetëm dy vajza në shtëpi. Ato janë Lejla dhe Xheneta, por me shaka thotë se i pëlqen katër. “Me Lejlën kemi nejtë më shumë, nuk është Xheneta që nuk më pëlqen, më ka bë edhe masazh. Mua më pëlqejnë 4 po vetëm një e marrë”, tha Burimi. Ndiqeni videon për më shumë: 22:58 – A po afrohen Burimi dhe Xheneta? Zbulohet klipi me detaje Burimi dhe Xheneta duket se po afrohen çdo ditë e më shumë. Nuk dihet se si do të avancojë marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë. Se si është raporti i tyre mund ta shihni në videon e mëposhtme: 22:52 – Rezi imiton Xuxin edhe në Prime, banorët shkrihen së qeshuri (VIDEO) Aktori i njohur Rezart Veleshnja ka vazhduar imitimet teksa në spektaklin ‘Prime’ ka imituar sërish këngëtarin Xuxi. Imitimi i Rezit shkaktoi shumë të qeshura tek banorët por edhe në studio. Për më shumë ndiqeni videon në linkun e më poshtëm. 22:50 – Xheneta e tregon zinxhirin e pëlqimeve në shtëpi Derisa po flitej për një pëlqim të mundshëm mes Gjestit dhe Xhenetës, në një moment banorja e Big Brother ka treguar zinxhirin e pëlqimeve në shtëpi. “Gjestit i pëlqej unë, mua më pëlqen Burimi, e Burimit i pëlqej unë”, u shpreh Xheneta. 22:41 – Del klipi me momentet më pikante të Xuxit (VIDEO) Xuxi është banori më i ri që i është bashkuar shtëpisë më të vëzhguar e më të famshme në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova 3. Që nga e premtja kur u fut në shtëpi, Xuxi shkaktoi shumë ngjarje në shtëpi, debate e momente qesharake. Këngëtari i njohur duket se nuk po përshtatet mirë me konkurrentët e tjerë e në veçanti për kohën e gjumit. Për më shumë detaje ndiqeni në klipin e më poshtëm. 22:39 – Leo kritik me banorët: Shikojeni veten në pasqyrë dhe reflektoni Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Leo u ka thënë banorëve që të reflektojnë dhe të largohen nga ofendimet. Ai madje ka një këshillë për banorët që nuk po sillen mirë. “Besoj që banorët duhet të reflektojnë në veti, ka shumë njerëz që po bëjnë gabime, po kërcënojnë, me vendos pasqyrën në veti dhe qysh e marrin ata nëse ia thotë ndonjë kush”, u shpreh Leo. Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme: 22:33 – Xuxi i bindur: E solla një rehati në shtëpi Banori më i ri i Big Brother, Xuxi ka thënë se beson që me ardhjen e tij në shtëpi është krijuar një atmosferë më e mirë. “E kam pas një ndjenje, prej asaj që kam pa një javë më herët, shumë armiqësi, bullizime, e gjëra të tjera. Sikur e kam sjellë një rehati brenda”, tha Xuxi. Ndiqeni videon për më shumë: 22:29 – Olta, Rezit: Ne të dy kemi pirë dhallë dhe kemi ngrënë byrek (VIDEO) Opinionistja Olta Gixhari ka vazhduar diskutimin me banorin e shtëpisë, Rezartin. Ajo i kujtoi një gjë që e kishin bërë së bashku në të kaluarën. “Rezart, vërtetë kam shumë kujtime me ty, por unë mbajë mend kemi pirë dhallë dhe kemi ngrënë byrek në shkollë”, u shpreh Olta. Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme: 22:25 – “Duhet me të ardh marre”, Drenusha e Rovena përplasen edhe në Prime (VIDEO) Përplasja mes Drenushës dhe Rovenës kanë vazhduar edhe në spektaklin Prime të BBVK 3. Pas klipit që tregoi zanafillën e përplasjes mes dy banorëve, të dyja nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët. Teksa Drenusha iu drejtuar këngëtares “I ki edhe do vjet duhet me të ardh marre”. Për më shumë detaje ndiqeni videon e më poshtme. 22:21 – Drenusha për Rovenën: Vdes të jetë lidere dhe të krijojë një grup! Drenusha ka folur lidhur me debatin që pati me këngëtaren Rovena. “Kjo ka bullizuar, kjo vdes të jetë lidere dhe të ketë një grup, por nuk mundet”, u shpreh Drenusha. Drenusha theksoi se Rovena ia kishte përmendur edhe këndimin, duke i thënë “ti nuk di të këndosh”. Ndiqeni videon për më shumë informacione: 22:18 – Përplasja me Drenushën, Rovena: Nuk e prisja nga ajo (VIDEO) Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Rovena Stefa, ka folur me shumë emocione pas klipit që shpërfaqi përplasjen që nga zanafilla me ish-missin Drenusha Latifi. Rovena tha se nuk e ka pritur kurrë që të bullizohet nga Drenusha e në veçanti nga vajzat e shtëpisë. “E kam ditur me ‘background-in’ tim që do të jetë shumë e vështirë dhe pjesëmarrësit do të bëjnë gjithçka që të rrëzojnë tjetrit”. “Nuk e kam pritur nga Drenusha dhe vajzat, e kam pritur nga Rezi, por jo nga Drenusha që është modele e miss dhe që gjatë jetës së saj është përballur me bullizim e në forma të ndryshme me përndjekjen nga njerëzit të ndryshëm, nuk e kam pritur. Por, nuk do të më nxjerrin nga takti”, u shpreh Rovena. 22:18 – Si nisi përplasja e Rovenës me banorët? (VIDEO) Rovena ka vazhduar përplasjen me disa nga banorët në shtëpinë më të madhe në vend. Ironitë dhe ofendimet nuk kanë munguar mes saj dhe banorëve. Se çka ndodhi është përgatitur një klip i veçantë. Këtë mund ta shikoni në videon e mëposhtme: 22:05 – Milaim Zeka i ashpër me banorët: “Jeni Big Brother Vipa, jo Big Brother rrugaça” Opinionisti Milaim Zeka iu ka rikujtuar banorëve të Big Brother rregullin bazë, që të mos flitet për njëri – tjetrin. “Rregulli bazë i BBVK është që të mos flitet për të kaluarën e njëri – tjetrit, sepse të gjithë e dimë, se kush pi, kush i mbush hundët, dhe kush ka flejt 48 h në WC. Dijeni që jeni Big Brother Vipa, dhe jo Big Brother rrugaça”, tha Zeka. Ndërkaq, ai këshilloi Besin që të flas për artin. Ndiqeni videon për më shumë: 22:02 – Rovena: Rezi është i pashpirt në sjelljet me Besfortin (VIDEO) Rovena ka komentuar klipin e Rezit dhe Besit teksa thotë se është e shqetësuar me frymën armiqësore në shtëpinë më të famshme në vend, BBVK 3. Këngëtarja ka thënë se Besforti është i sinqertë ndërsa Rezi është i pashpirt në sjellje ndaj aktorit. “Jam shqetësuar shumë pasi ka një frymë shumë armiqësore në shtëpi, kjo nuk shihet vetëm mes Rezit dhe Besit por edhe në qasje të banorëve të tjerë ndaj meje”. “Por, Besforti është një natyrë tani që e njoh është shumë fëmijëror dhe i shumë i sinqertë deri diku. Rezi nuk ka shpirt brenda dhe është i pashpirt me Besfortin që ta nxjerrë nga vetja dhe shtëpia” tha Rovena. 22:02 – Drenusha: Besforti nuk po arrin t’i përballoj këto situata, Rezi i përgatitur (VIDEO) Drenusha ka komentuar sjelljet e Besit dhe Rezit brenda shtëpisë më të madhe në vend. Ajo thotë se Besi nuk po mundet të adaptohet me këtë format, ndryshe për Rezin thotë se është i përgatitur. “Unë Besin e njoh shumë vite më parë, e njoh krejt ndryshe, nuk e njoh qysh po e njoh këtu. Është shumë e vështirë, disa sjellje të tij dhe të atij nuk më pëlqejnë, ka pasë momnete që nuk m’u ka dukur Besi”, u shpreh Drenusha. “Nuk janë duke luftuar për fron, por ai (Besforti) nuk po mundet me menaxhu veten dhe nuk e ka gjetur veten brenda shtëpisë dhe nuk është i gatshëm për këto përballje që ndodhin”. “Rezi mendoj është më i përgatitur për këto situata, di me qenë provokues, kjo është loja”, shtoi Drenusha. 21:45 – Vullneti i ashpër me Rezin në Prime Vullneti është treguar shumë i ashpër ndaj aktorit Rrezi. Ai ka potencuar se Rrezi gjithë kohën është në sulm për të komentuar mënyrën se si duken të tjerët. “Me komentu fytyra të njerëzve, me komentu sëmundje mendore, me komentu spitale të të qmendurve, me shku me iu fol njerëzve te veshi. Ky çdo dy fjalë e përmend sëmundjen mendore, qysh është e mundur me u leju ky send, krejt kohën është në sulm për mënyren se si dokesh”, tha Vullneti Ai kërkoi që kjo formë e komunikimit brenda shtëpisë së BBVK të mos lejohet. Ndiqeni videon për më shumë: 21:36 Krejt çka ndodhi mes Besfortit dhe Rezit që i çoi edhe në nominim (VIDEO) Besforti dhe Rezi janë dy të nominuarit me automatizëm nga Vëllai i Madh për thyerje të rregullave. Atyre u është bashkuar edhe Mevlani e Xuxi për thyerje të vazhdueshme të rregullave. Banorëve iu shfaq klipi që tregon gjithë rrjedhojën e përplasjeve dhe gjuhën e papranueshme mes Besfortit dhe Rezit që i çoi edhe në nominim. Për detaje më të hollësishme ndiqeni videon e mëposhtme. 21:19 – Besforti, Xuxi, Mevlani dhe Rezi shkojnë në nominim për thyerje të rregullave (VIDEO) Vëllai i Madh ka ashpërsuar masat për banorët e Big Brother VIP Kosova 3 për thyerje të vazhdueshme të rregullave. Kësisoj Besforti, Xuxi, Mevlani dhe Rezi kanë shkuar në nominim, Gjatë spektaklit Prime banorëve ju shfaq klipi që tregonte saktë thyerjen e rregullave. 21:18 – Thyerja e rregullave në shtëpi, klipi zbulon gjithçka në detaje (VIDEO) Disa nga banorët nuk kanë respektuar rregullat e shtëpisë më të madhe në vend. Është përgatitur një klip i veçantë, duke zbuluar në detaje se çka ndodhi. Se çka bëhet fjalë shiheni videon e mëposhtme: 21:12 – Përplasje të forta në studio në mes Oltës dhe Aria Në natën Prime të Big Brother, ish- banorja Aria dhe Olta patën një debat tejet të nxehtë. Ishte Aria ajo që i kërkoi llogari Oltës, pasi kjo e fundit e kishte quajtur atë si “bullizuesja më e madhe”. “Olta më kryqëzonte, më kishte quajtur si bullizuesja më e madhe në shtëpi, ndërsa bullizuesit më të mëdhenjë janë brenda. Dua t’ia kujtoj Oltës që ka qenë personi më i urryer në Shqipëri e Kosovë, sa ishte në Big Brother, Në ndërkohë, duke e lutur të gjente video ku ka bullizuar ajo, Olta u përgjigj: “Nuk e harroj, sepse kur kam njerëz si puna jote nuk të lënë të harrosh”. Ndiqeni videon për më shumë informacione: 21:10 – Milaim Zeka paralajmëron një super spektakël sonte (VIDEO) Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka paralajmëruar një super spektakël të reality shou-t më të madh në trojet shqiptare. Zeka tha se na presin shumë befasira për shkak të sjelljeve jo të mira të banorëve. Megjithatë Zeka tha se shikueshmëria është rekorde. 21:03 – Nis spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova 3 (VIDEO) Ka filluar spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3. Pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit. Ndërsa te paneli i opinionistëve do të jenë të ulur Olta Gixharri dhe Milaim Zeka. Debatet dhe ngjarjet që kanë karakterizuar fundjavën në shtëpinë më të famshme e më të vëzhguar në vend do të diskutohen sonte, ku nuk do të mungojnë as nominimet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.