Kosovari arrestohet për pornografi me fëmijë, rasti ka ndodhur në Gjermani NULL NULL 25.10.2024 08:58 25.10.2024 08:58 Një person është arrestuar dje për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”. Policia bën të ditur përmes raportit 24 orësh se pas pranimit të informatave nga autoritetet gjermane përmes kanaleve zyrtare, dje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. I njëjti është dërguar në mbajtje. “Pas pranimit të informatave nga autoritetet gjermane përmes kanaleve zyrtare, dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, më 24.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 28 minuta më parë