Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti shkruan për takimin me O’Brien: Serbia s’po nënshkruan dhe po shkel Marrëveshjen Bazike

NULL NULL
21.10.2024 20:54

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar së fundit përmes një reagimi në facebook, mbi takimin që zhilloi sot me ndihmësekretarin Jim O’Brien.

Ai thotë se me të kanë diskutuar edhe për Marrëveshjen Bazike dhe aneksin e zbatimit të cilave po i shmanget Serbia duke mos i nënshkruar dhe shkelur ato vazhdimisht, transmeton klankosova.tv.

”Vizita e tij e parë në Kosovë në detyrën e re, u bë në takimin tonë të dytë brenda më pak se një muaji.
Me Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien diskutuam për më shumë se dy orë për marrëdhëniet dypalëshe dhe fushat në të cilat mund të thellohen edhe më shumë raportet e ngushta ndërmjet dy vendeve tona, pastaj për bashkëpunimin rajonal dhe për Marrëveshjen Bazike dhe aneksin e zbatimit të cilave po i shmanget Serbia duke mos i nënshkruar dhe shkelur ato vazhdimisht.
Shteteve të Bashkuara të Amerikës i jemi gjithmonë mirënjohës për rolin historik dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit tonë, dhe për bashkëpunimin e afërt që kemi në sektorë kyç për zhvillimin e vendit, si ai i energjisë, ekonomisë, financave, sigurisë e mbrojtjes”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.