Liam Payne vdiq në vendin e ngjarjes, e kishte kafkën e thyer NULL NULL 17.10.2024 11:48 17.10.2024 11:48 Liam Payne vdiq në vendin e ngjarjes pasi ra nga kati I tretë i një hoteli në Argjentinë. Ylli I One Direction ka thyer kafkën, ndërsa shërbimet e urgjencës nuk kanë mundur ta shpëtojnë atë në vendin e ngjarjes, raporton Daily Mail, njofton Klankosova.tv. Shefi i shërbimeve të urgjencës në Buenos Aires, Alberto Crescenti tha për The Sun: “Roli ynë ishte të shkonim atje shpejt, t’i jepnim kujdes mjekësor dhe të përpiqeshim ta ringjallnim atë, por lëndimet e tij ishin tepër të rënda. Bazuar në atë që ekipi pa, me sa duket kishte një frakturë e kafkës dhe lëndime jashtëzakonisht të rënda që çuan në vdekjen e menjëhershme”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 4 weeks