EKSKLUZIVE: Jakup Krasniqi, të enjten në Kosovë NULL NULL 08.10.2024 21:31 08.10.2024 21:31 Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi Nga: Bardha Shala Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të qëndrojë në Kosovë nga data 10-12 tetor. Kështu ka marrë vesh Klan Kosova përmes burimeve. Burimet i kanë thënë televizionit se meqenëse Krasniqi nuk arriti të marrë pjesë në varrimin e të vëllait (të dielën, 6 tetor), Gjykata ka marrë vendim që atij t’i lejohet ardhja në Kosovë këto dy ditë, “por me masa të kufizuara, të caktuara nga Gjykata”. “Të drejtë takimi ka vetëm me familjarët e tij”, kanë thënë këto burime. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 7 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 9 orë më parë