Arrestohet Sekretari i Ministrisë së Mjedisit, i “ngrihen” gjashtë banesa dhe i konfiskohet edhe një armë NULL NULL 08.10.2024 17:47 08.10.2024 17:47 Izedin Bytyqi, sekretari i Përgjithshëm Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është larguar nga objekti i kësaj ministrie. Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë njoftuar se në aksionin e sotëm në ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është arrestuar Izedin Bytyqi. Sipas njoftimit, në lidhje me rastin dyshohet edhe një person tjetër për vepra penale, i cili nuk është gjetur në vendbanimin e tij. “I arrestuari me inicialet I.B. dyshohet se ka kryer veprat penale: ‘Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’, kurse i dyshuari tjetër me inicialet N.A. dyshohet se ka kryer veprat: ‘Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’, ‘Shpëlarje e parave’ dhe ‘Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare’”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Tutje, bëhet e ditur se gjatë bastisjes janë sekuestruar një revole, dy karikatorë, shtatë fishekë, një kuti me 54 fishekë, 34 fletëdokumente të ndryshme, tre telefona, 17 USB, 3 llaptopë dhe katër shtëpiza kompjuteri, e edhe dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore. “Gjithashtu është lëshuar urdhër i përkohshëm ndalimi për 6 banesa, me lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë. Me aktvendim të Prokurorit nga PSRK-ja, i dyshuari me inicialet I.B. është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar çdo person tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal”. Sekretari i MMPHI-së, Izedin Bytyqi, largohet nga objekti i ministrisë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan 5 orë më parë