Pacolli: Vuçeviq me diskursin e fundit ndaj Kosovës, jep shpresë për përmirësimin e atmosferës në dialog NULL NULL 08.10.2024 01:40 08.10.2024 01:40 ARKIV: Behgjet Pacolli Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është shprehur optimist se atmosfera në dialogun Kosovë-Serbi do të përmirësohet. Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, ai u shpreh se këtë e bazon në mënyrën e shprehjes së fundmi të kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, pasi Qeveria e Kosovës lehtësoi importin e mallrave serbe, njofton Klankosova.tv. “Niveli i gjuhës së deklaratës së fundit të Kryeministrit serb Vučević mbi lehtësimin e importit dhe tranzitin e mallrave serbe në Republikën e Kosovës, fatmirësisht paraqet një shpresë për përmirësimin e atmosferës së dialogut ndërmjet palëve. Kjo, me siguri, do të inkurajojë edhe palën kosovare për një komunikim miqësor” ka shkruar Pacolli. Sipas tij, në fund të fundit, dialogu dhe diplomacia mbeten shpresat e fundit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve, raporton Klankosova.tv. Kujtojmë që shefi i Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili qëndroi në Shkup për vizitë zyrtare, ka deklaruar se me vendimin për heqjen e ndalimit për hyrjen e produkteve nga Serbia në pikën kufitare të Merdarë, Kosova, sipas tij, e ka zbutur “tensionin që ekzistonte prej kohësh”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 11 orë më parë
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 13 orë më parë