Madonna ‘thyen’ heshtjen: Bëra të pamundurën ta mbaja gjallë vëllanë tim NULL NULL 07.10.2024 00:05 07.10.2024 00:05 Madonna dhe vellai i saj i vdekur Këngëtarja Madonna ka shkruar për vdekjen e vëllai të saj të vogël, Christopher Ciccone, në moshën 63-vjeçare. Artistja e mirënjohur botërore ka shpërndarë në Instagram një mori fotografish dhe ka shkruar se vëllai i saj ka vdekur dhe se ishte njeriu i saj më i afërt. “Është e vështirë të shpjegosh lidhjen tonë”, tha ajo. Madonna më tej shpjegoi se me anë të vallëzimit që bënin kishin thyer barriera të shumta. “Vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta Ne nuk folëm për një kohë, por kur vëllai im u sëmur. Ne gjetëm rrugën e kthimit tek njëri-tjetri. Bëra të pamundurën për ta mbajtur gjallë sa më gjatë. Ai kishte aq shumë dhimbje deri në fund” “Edhe një herë, u mbajtëm për dore, mbyllëm sytë dhe kërcenim. Së bashku. Më vjen mirë që ai nuk vuan më. Nuk do të ketë kurrë njeri si ai. E di që ai po kërcen diku në qiell”, ka thënë këngëtarja. Të dy punuan ngushtë së bashku gjatë gjithë karrierës së mbretëreshës së popit, por patën një mosmarrëveshje në vitin 2008 me botimin e librit bombë të Christopherit “Life With My Sister Madonna”. Vdekja e Ciccone vjen pasi njerka e tyre, Joan Clare Ciccone, vdiq më 24 shtator pas një beteje të shkurtër por agresive me kancerin. Christopher punoi si dizajner, artist dhe regjisor gjatë gjithë karrierës së tij, duke organizuar turne koncertesh dhe duke drejtuar video muzikore, si dhe duke punuar si dizajner i brendshëm dhe mobiljesh. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Prive Ndërroi pesë veshje brenda një dite, Rita Ora shfaq barkun e tonfikuar e me reçipeta 9 orë më parë
Prive "S'kam zemër me shku me pa Ismetin gjatë lojës sepse qaj", rrëfimi i gruas së Munishit (VIDEO) 9 orë më parë