Selmanaj: LDK-ja më e gatshme se kurrë për zgjedhjet e 9 shkurtit, tranzicionit politik po i vjen fundi NULL NULL 04.10.2024 18:52 04.10.2024 18:52 Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj është shprehur se partia e tij është më e gatshme se kurrë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ndër të tjera, ai shton se me qeverisjen e fundit, ka ardhur dhe fundi i tranzicionit politik në Kosovë, njofton Klankosova.tv. “Unë mendoj se qeveria aktuale ka dalë përtej pritjeve tona për së keqi, ne e kemi ditur që nuk munden, e kemi ditur që nuk dinë, kanë narrative populiste, pabaza e të paqëndrueshme, por nuk e kemi menduar se mund të shkojnë deri kaq, të demoluar në çdo aspekt. Jemi te sanksionuar, izoluar të demoluar”, tha deputeti. “Por me punën që e ka bërë LDK-ja, me kandidatë për kryeministër, Lumir Abdixhikun, i cili besojmë se do jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, mendojmë se jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë dhe një herë. Kemi dijen, potencialin, eksperiencën”. “LDK-ja është me e gatshme se kurrë që t’iu hyjë këtyre zgjedhjeve. Mendoj se me qeverisjen e fundit të Albin Kurtit, po e shoh dhe fundin e një tranzicionit politik në Kosovë”, u shpreh Selmanaj në “DPT te Fidani”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.