Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mossadi në cak të sulmit të Hezbollahut, Adriatik Kelmendi sjellë detaje ekskluzive nga Tel Avivi (VIDEO)

NULL NULL
25.09.2024 10:40
Pamje nga Tel Avivi, të realizuara nga gazetari Adriatik Kelmendi.
Pamje nga Tel Avivi, të realizuara nga gazetari Adriatik Kelmendi.

Gazetari Adriatik Kelmendi ka raportuar nga Tel Avivi, duke bërë të ditur se qytetarët atje janë zgjuar nga sirenat që paralajmëronin një sulm ajror, që mësohet të jetë nga pjesa e Libanit jugor.

Hezbollahu ka marrë përsipër këtë sulm, duke thënë se kjo është një kundërpërgjigje për shkëmbimin e zjarrit që ka ndodhur këto tri ditët e fundit dhe për vrasjet që kanë ndodhur atje pas bombardimeve që ka bërë ushtria izraelite.

“Qytetarët e Tel Avivit, qytetit më të madh të Izraelit janë zgjuar sot në mëngjes rreth orës 06:30 minuta, kur kanë rënë sirenat e alarmit të cilat kanë paralajmëruar për një sulm ajror që ka ardhur, mësohet nga pjesa e Libanit jugor”, tha gazetari Kelmendi.

Ai u shpreh se 600 persona vlerësohet të kenë humbur jetën gjatë sulmeve izraelite, kurse edhe në anën tjetër ka pasur disa sulme me raketa që kanë hyrë në territorin e izraelit, shumica e tyre janë ndërprerë, përcjell Klankosova.tv.

Po çka më e veçantë, sipas tij është është se sot për herë të parë Hezbollahu ka arritur të bëjë një sulm drejt Tel Avivit dhe siç mësohet ka pasur për cak një qendër të Mossadit, Qendrën e Inteligjencës izraelite.

Kelmendi raportoi se përgjigja nga ushtria izraelite ka qenë se ata e kanë ndërprerë këtë raketë si dhe menjëherë kanë reaguar duke goditur cakun prej ku është lansuar raketa në drejtim të Izraelit dhe kanë thënë se goditja është bërë nga një thellësi prej 20 kilometrash brenda territorit të Libanit.

Tel Avivi zgjohet nga sulmet e Hezbollahut, gazetari Adriatik Kelmendi raporton nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.