Tel Avivi zgjohet nga sulmet e Hezbollahut, gazetari Adriatik Kelmendi raporton nga vendi i ngjarjes (VIDEO) NULL NULL 25.09.2024 09:25 25.09.2024 09:25 Pamje nga Tel Avivi, të realizuara nga gazetari Adriatik Kelmendi. Gazetari Adriatik Kelmendi ka raportuar nga Tel Avivi, duke thënë se qytetarët atje janë zgjuar sot nga një sulm nga Hezbollahu. Ai bëri të ditur gjithashtu se Hezbollahu e ka marrë përsipër këtë sulm, njofton Klankosova.tv. Kjo është hera e parë që Hezbollahu ka arritur të bëjë një sulm ndaj Tel Avivit. “Sapo ka rënë alarmi, të gjithë e kanë ndjekur protokollin. Është ky protokolli 15 sekondësh që secili të gjejë një vendstrehim”. “Menjëherë pas kësaj, duke parë që sirenat nuk kanë vazhduar tutje, qytetarët kanë vazhduar jetën e rregullt”, ka thënë Kelmendi. Gazetari Kelmendi ka realizuar edhe një video nga vendi i ngjarjes në kohën kur dëgjoheshin sirenat, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.