Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cani: Nëse s’plotësohen kërkesat e Gjermanisë e Francës, mund të ketë edhe sanksione të tjera

NULL NULL
17.09.2024 21:49
Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani në emisionin "Rubikon".
Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani në emisionin "Rubikon".

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se nëse nuk plotësohen në radhë të parë kërkesat e Gjermanisë dhe Francës, siç u shpreh ai, mund të ketë edhe sanksione të tjera.

Cani u shpreh se Kosova aktualisht është nën sanksione, por sipas tij, ato edhe mund të ashpërsohen, përcjell Klankosova.tv.

“Në qoftëse vërtetë nuk plotësohen kërkesat në radhë të parë të Gjermanisë dhe Francës, si mbështetësitë kryesor edhe të çështjes së dialogut, mund vërtetë të ndodh që të ketë edhe sanksione të tjera”.

“Ju e dini qe Kosova është nën sanksionë qysh tani dhe këto sanksione definitivisht mund edhe të ashpërsohen në një moment të caktuar”, është shprehur ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.