Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Eurogoli i Xhakës dhe goli i minutës 101 ia sjellin fitoren Leverkusenit

NULL NULL
23.08.2024 22:52
granit xhaka
Granit Xhaka pas golit të shënuar ndaj Borussia Monchengladbach. Foto | Getty Images

Bayer Leverkuseni e nisi sezonin e ri në Bundesligë me fitore kundër Borussia Monchengladbach.

Sikurse edhe në shumë ndeshje në sezonin e kaluar, fitorja për “Farmaceutikët” erdhi në minutat shtesë, raporton Klankosova.tv.

Xhaka e hapi serinë e golave në minutën e 12-të, duke lansuar një projektil nga largësia.

Ishte ky goli i tij i parë këtë sezon, i pari për Leverkusenin, por edhe i pari i shënuar në Bundesligë këtë sezon.

26 minuta më vonë, mesfushori tjetër Florian Wirtz dyfishoi epërsinë, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Nico Elvedi ngushtoi epërsinë e mysafirëve në minutën e ’59, kurse goli i barazimit erdhi pesë minuta pa përfunduar pjesa e rregullt.

Por, sikurse në shumë ndeshje të sezonit të kaluar, “Farmaceutikët” u kujdesën që t’i mbajnë tifozët në ankth.

Goli i fitores, besoni ose jo, erdhi në minutën e 101-të.

Ndonëse Wirtz e huqi penalltinë, ai arriti që topin e rikthyer ta fusë në portë.

Ndeshja përfundoi 3-2. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme