Detaje nga vrasja që ndodhi sonte në Prishtinë NULL NULL 20.08.2024 23:46 20.08.2024 23:46 Pamje të Klan Kosovës nga vendi i ngjarjes. Gazetarja e Klan Kosovës, Gresa Nitaj ka qëndruar në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, aty ku sonte ndodhi një vrasje. Ajo ka bërë të ditur se dyshohet se një grua e moshës 55-vjeçare, ka privuar nga jeta një familjar të saj, konkretisht, kunatin, i cili ishte i moshës rreth 60-vjeçare. Klan Kosova ka biseduar edhe me disa banorë, të cilët kanë bërë të ditur se kur ka ndodhur rasti, kanë dëgjuar disa të shtëna armësh dhe të njëjtit janë shprehur të shqetësuar dhe të tronditur nga ky rast. Gjithashtu, Klan Kosova ka mësuar edhe se e dyshuara dhe viktima kanë qenë duke jetuar në të njëjtën shtëpi, mirëpo me dy hyrje të ndryshme. Policia konfirmon vrasjen në Prishtinë, dorasja vetëdorëzohet në Polici *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rafuna: Kam frikë që bizneset tona s’do ta presin dimrin – i kanë detyruar të dalin në treg të lirë (VIDEO) 24 minuta më parë