Nis intervistimi i Sami Kurteshit nga Prokuroria Speciale NULL NULL 20.08.2024 10:49 20.08.2024 10:49 Ka nisur intervistimi i Sami Kurteshit nga Prokuroria Speciale, lidhur me deklaratat e tij për Astrit Deharin. Lidhur me këtë, Kurteshi ka njoftuar përmes një postimi dje në llogarinë e tij në Facebook, ku tha se ka pranuar thirrje nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda për marrje në pyetje. “Më 16 gusht 2024, me autorizimin e prokurorit special Bekim Kodraliu, kam pranuar thirrje nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda për marrje në pyetje me datë 20 gusht 2024, në lidhje me deklaratat e bëra në konferencën për media me rastin e pensionimit të Afrim Shefkiut, i ngarkuar me rastin e Astrit Deharit, të mbajtur para Prokurorisë Speciale. Pas marrjes në pyetje të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu nga Prokuroria Speciale si dëshmitare për rastin, pas deklarimit publik në rrjetet sociale, në lidhje me rastin A. Dehari, po për deklarimin publik në konferencë për media për rastin Dehari, më thirr për marrje në pyetje edhe mua”, shkroi dje Kurteshi në Facebook, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buxhovi: Serbia e ka shfrytëzuar vazhdimisht 'Vidovdanin' për të prodhuar nacionalizëm (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova "Vidovdani", 17 të shoqëruar në polici - njëri shqiptar ndalohet për armëmbajtje pa leje 3 orë më parë