Vojvoda me shokë e ndalin Milanin në “San Siro”, ishin afër fitores NULL NULL 17.08.2024 22:51 17.08.2024 22:51 Mergim Vojvoda (Torino FC) Foto: Spada/LaPresse Skuadra e Torinos e ka nisur mirë edicionin e ri të Serie A. Mërgim Vojvoda me shokë ishin afër të merrnin fitore të madhe ndaj Milanit në “San Siro”, por nuk arritën ta ruajnë avantazhin deri në fund, raporton Klankosova.tv. Malick Thiaw i futi “rossonerët” në vështirësi që në minutën e 30, kur shënoi autogol. Edhe pas epërsisë, Torino kishte disa raste për ta dyfishuar atë, por që portieri vendas, Mike Maignan, ishte në krye të detyrës. Megjithatë, goli i dytë për mysafrët erdhi në pjesën e dytë, kur “ujku” i moçëm i ligës italiane, Duvan Zapata, nuk gaboi para portës kundërshtare, njofton Klankosova.tv. Kur të gjithë u bindën në fitoren e Torinos, transferi i ri Alvaro Moratta, ngushtoi disavantazhin në minutën e fundit të kohës së rregullt, para se Noah Okafor ta barazonte rezultatin në të 95-ën. Futbollisti i kombëtarës së Kosovës, lujati krejt ndeshjen që nga minuta e parë në këtë ballafaqim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.