Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arlind Konjuhi synon të bëhet basketbollisti i parë shqiptar në NBA (VIDEO)

NULL NULL
nga Lutrim Islami 05.08.2024 20:33

Basketbollisti Arlind Konjuhi ka një synim për të luajtur në NBA.

Konjuhi, i cili jeton aktualisht në Alaska, ka ndërruar terren duke u transferuar në kolegjin amerikan “Allan Hancock”.

18-vjeçari përmes këtij ekipi ka për qëllim ta hap derën për diçka më të madhe.

“Idolli im është Steph Curry, shumë jam mësuar duke e shikuar. Synimi im është të luaj në NBA, me përfaqësu Kosovën me qenë lojtari i parë shqiptar”, u shpreh Konjuhi në një intervistë për Klan Kosova.

Konjuhi, i cili me origjinë është nga Vushtrria tashmë ka luajtur për grupmoshat e reja të Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.