Për pesë muaj 385 persona të pickuar nga rriqrat në Malishevë NULL NULL 01.07.2024 17:55 01.07.2024 17:55 385 persona persona janë pickuar gjatë pesë muajve në komunën e Malishevës. Fatmirësisht asnjë nga ata nuk janë hospitalizuar, njofton Komiteti për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Persona me Aftësi të Kufizuara në këtë komunë. Në mbledhjen e këtij komiteti u theksua puna e mirë e ekipeve mjekësore që bënë për menaxhimin e situatës me rriqrat. “Një menaxhim i mirë u përkushtohet punës dhe ekipeve mjekësore të cilët mbajtën ligjerata të drejtpërdrejta me nxënës të shkollave, kjo padyshim ka ndikuar në informimin edhe të familjarët e po ashtu edhe sektorët e bujqësisë dhe të emergjencave të cilët dolën në terene fushore, ku bënë spërkatjen e hapësirave publike, janë faktorë që mbrojtën njerëzit që punojnë në fusha nga pickimet e rriqrave, por në fund këshilla profesionale nga anëtarët e komitetit është se situatata me ethet hemoragjike nga rriqrat nuk është e tejkaluem tërsisht, prandaj edhe kërkohet përkujdesje nga të gjithë qytetarët tanë sidomos në këta muajt e vapës dhe punës në fushat që t’u përmbahen rregullave të mbrojtjes nga rriqrat”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 15 minuta më parë
Kosova Bllokada në Kuvend, Kryeziu: Më 15-16 korrik krijohet ekipi amerikan i cili do trajtojë çështjen e Kosovës 1 orë më parë