Tanket izraelite avancojnë në zonat në veri dhe jug të Gazës, vriten gjashtë persona NULL NULL 01.07.2024 09:14 01.07.2024 09:14 Tanket izraelite, foto nga Reuters Forcat izraelite përparuan më tej të dielën në lagjen Shejaia të Gazës veriore dhe gjithashtu u shtynë më thellë në Rafah perëndimor dhe qendror në jug, duke vrarë të paktën gjashtë palestinezë dhe duke shkatërruar disa shtëpi, thanë banorët. Tanket izraelite, të cilat u kthyen në Shejaia katër ditë më parë, qëlluan me predha drejt disa shtëpive, duke lënë familjet të bllokuara brenda dhe të paaftë për t’u larguar, thanë banorët, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Duke folur në një takim javor të kabinetit të dielën, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përsëriti qëndrimin e tij se nuk ka asnjë zëvendësim për fitoren në luftën kundër grupit militant islamik, Hamasit. “Ne jemi të përkushtuar të luftojmë derisa të arrijmë të gjitha objektivat tona: Eliminimin e Hamasit, kthimin e të gjithë pengjeve tona, sigurimin që Gaza të mos përbëjë më kurrë një kërcënim për Izraelin dhe kthimin e sigurt të banorëve tanë në shtëpitë e tyre në jug dhe në veri”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kryeshefi i KOSTT-it: Kohëve të fundit ka pasur tendenca për interferime nga anëtarët e Bordit 57 minuta më parë
Kosova Kurti në Turqi, takohet me kryetaren e parë grua me prejardhje shqiptare në komunën e Foçës 2 orë më parë