Lipjan: Arrestohen katër të mitur, në rrugën e njëjtë ndodhën dy rrahje NULL NULL 29.06.2024 09:09 29.06.2024 09:09 Foto ilustruese: Policia e Kosovës Janë arrestuar katër të mitur të premten në Lipjan, për dy rrahje të ndodhura në rrugën e njëjtë, me vetëm një orë dallim në mes të ngjarjeve. Rasti i parë ndodhi në ora 10:30 në rrugën Avdi Kelmendi, ku tre të mitur dyshohen se e kanë rrahur një të mitur tjetër, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24-orë. E një orë pas incidentit të parë, një i mitur dyshohet se e ka goditur me mjet të fort një të mitur tjetër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24-orë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti uron kryeministrin e ri holandez: Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin mes dy shteteve tona 17 orë më parë
Kosova Osmani: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut pikënisje e idesë së kahmotshme për Kosovën e pavarur 21 orë më parë