Në Hogosht të Kamenicës do të ndërtohet stadiumi historik i KF Kika NULL NULL 27.06.2024 19:29 27.06.2024 19:29 Stadiumi historik në Hogosht të Kamenicës Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Kamenicës dhe Deçanit, ku në Hogosht të Kamenicës do të bëhet ndërtimi i stadiumit historik të KF Kika. Ndërsa në Deçan do të ndërtohet pishinë gjysmë olimpike, të dyja të financuara nga Ministria e Sportit, përcjell Klankosova.tv. “Sot kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Kamenicës dhe atë të Deçanit. Në Hogosht të Kamenicës do të bëhet ndërtimi i i stadiumit historik të KF Kika, ndërsa në Deçan do të ndërtohet pishinë gjysmë olimpike, të dyja të financuara nga Ministria e Sportit. Me vendosmëri po konsolidojmë infrastrukturën sportive në gjithë vendin”, thuhet në njoftimin e MKRS-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.