Digjen tërësisht tre vetura në garazhën e një ndërtese në Emshir, 30 banorë marrin ndihmë mjekësore NULL NULL 26.06.2024 11:32 26.06.2024 11:32 Një incident i zjarrit ka ndodhur pas mesnate në lagjen Emshir në Prishtinë. Tre vetura janë djegur në garazhën e një ndërtese, e po ashtu janë dëmtuar edhe dy vetura të tjera. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga komandanti i zjarrfikësve në kryeqytet, Malë Gashi. Gashi tha se menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të intervenuar. Ai tha se zjarri ka depërtuar brenda ndërtesës duke shkaktuar panik tek banorët. “30 prej tyre, janë evakuuar dhe u është ofruar ndihma tek Urgjenca Mjekësore”, tha Gashi për Klankosova.tv Ende nuk dihet se si shkak i kujt u shkaktua ky zjarr. Lidhur me rastin kanë nisur hetimet/ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gërvalla në takim me homologun kroat: Duhet të finalizohet anëtarësimi i Kosovës në KiE 21 orë më parë