Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Enzo Maresca zyrtarizohet tek Chelsea

NULL NULL
03.06.2024 17:38

Enzo Maresca edhe zyrtarisht është trajneri i ri i Chelseat.

Lajmi u bë i ditur nga “Blutë e Londrës”.

Tekniku italian ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare deri më 2029.

Kontrata përfshin gjithashtu një opsion zgjatje edhe për një sezon tjetër deri në qershor 2030.

Përveç Marescas, në “Stamford Bridge” do të ‘zbarkojnë edhe gjashtë anëtarë të stafit do t’i bashkohen gjithashtu nga Leicesteri.

Chelsea do të paguajë një shumë kompensimi që tejkalon 10 milion euro.

“Të bashkohesh me Chelsean, një nga klubet më të mëdha në botë, është një ëndërr për çdo trajner. Mezi pres të punoj me një grup shumë të talentuar lojtarësh dhe stafi për të zhvilluar një ekip që vazhdon traditën e suksesit të klubit dhe i bën tifozët tanë krenarë”, tha Maresca pas zyrtarizimit.

lajme të ngjashme