“Hasi Jehon 2024”, tregues i rëndësishëm i kulturës së Kosovës NULL NULL 04.05.2024 17:35 04.05.2024 17:35 Në Gjonaj të Hasit po mbahet Festivali folklorik “Hasi Jehon 2024”, edicioni i 35-të Në Gjonaj të Hasit po mbahet Festivali folklorik “Hasi Jehon 2024”, edicioni i 35-të. Siç bën me dije ministria e Kulturës, për disa dekada ky festival mbetet vendtakim kulturor e artistik i shoqërive kulturore e artistike nga trojet shqiptare, duke sjell kështu para publikut trashëgiminë e pasur kulturore folklorike të Kosovës, njofton Klankosova.tv. “Çdo vit sjellin program të pasur artistik kulturor. Meloditë muzikore tradicionale, veshjet, këngët e vallet nga të gjitha trojet shqiptare e karakterizojnë festivalin”, thuhet në postimin e ministrisë. Festivali “Hasi Jehon 2024” sonte përmbyllë bukurinë e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Kori Siparantum përballë koreve të rangut botëror në “European Choir Games” në Danimarkë 02/07/2025