Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dyshohet se futbollisti i Al-Ittihad u sulmua me kamxhik nga një tifoz pas humbjes (VIDEO)

NULL NULL
12.04.2024 00:39
Abderrazak Hamdallah

Disa pamje dramatike janë shfaqur në rrjet.

Ato tashmë janë bërë virale, duke treguar se si një futbollist i Al-Ittihad, është goditur disa herë me kamxhik nga një tifoz, pas humbjes së skuadrës së tij.

E ky që i mori goditjet është 33-vjeçari Abderrazak Hamdallah.

Ngjarja ndodhi në finalen e Superkupës në Arabinë Saudite ku ekipi ku luan edhe Karim Benzema, u mposht me rezultat 4:1 nga Al-Hilal.

Në ndërkohë u deshtë ndërhyrja edhe e personave të tjerë për ta parandaluar më të keqën/ Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.