Jahjaga takohet me Ayad Allawi NULL NULL 23.05.2015 13:55 23.05.2015 13:55 Presidentja Atifete Jahjaga është takuar me zëvendëspresidentin e Republikës së Irakut, Ayad Allawi. Ai tha se njohja e pavarësisë së Kosovës është çështje kohe. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, wshtw takur me zëvendëspresidentin e Republikës së Irakut, zotëri Ayad Allawi, me të cilin bisedoi për vendosjen e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve. Presidentja Jahjaga tha se që prej shpalljes së pavarësisë së saj, Kosova po e konsolidon demokracinë e brendshme dhe është shndërruar në një faktor të rëndësishëm të paqes e stabilitetit, transmeton Klan Kosova. Presidentja ritheksoi se pranimi i Kosovës në institucionet e organizatat ndërkombëtare ka një rendësi të veçantë. Jahjaga dhe Allawi vlerësuan domosdoshmërinë e vazhdimit të komunikimit të ndërsjellë, zëvendëspresidentin tha se vendi i tij po përcjellë me vëmendje gjithë zhvillimet në Kosovë dhe tha se njohja e pavarësisë së saj është një çështje kohe. Presidentja Jahjaga po qëndron në Jordani, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, me ftesë të mbretit Abdullah të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh", thotë Behrami (VIDEO) 22 minuta më parë
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 22 orë më parë