Dy të lënduar nga një aksident në Ferizaj mes dy veturave NULL NULL 31.03.2024 21:49 31.03.2024 21:49 Foto: Ilustruese Dy persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj. Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Kanun Veseli, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj. Sipas tij, në aksident të përfshira janë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja. “Veç dëmeve të shkaktuara materiale në dy veturat, lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët, të cilët janë dërguar nê Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore”. “Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e aksidentit dhe po e heton rastin mbi shkaqet e aksidentit”, ka thënë Veseli. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 17 orë më parë