Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE|Edona, Shqipja, Lumbardhi dhe Blerando – katër finalisët e Big Brother VIP Kosova 2

NULL NULL
26.01.2024 21:07

01:31 – Prezantohet vlera e çmimit të madh (VIDEO)

Sonte ishte një “Prime” i jashtëzakonshëm në Big Brother VIP Kosova 2.

Aty u kumtuam emrat e katër finalistëve që janë Edona, Lumbardhi, Shqipja dhe Blerando.

Banorët që e lanë garën sonte ishin çifti Ilirjana dhe Adri, çifti Mirdoni dhe Ardi, si dhe Santiana.

Kur krejt këto u përfunduan prezantuesit e Big Brother VIP Kosova 2, Alaudin Hamiti, dhe Jonida Vokshi e bënë të ditur shifrën e çmimit të madh e cila deri tani është 144 mijë euro. /Klankosova.tv


01:28 – Del klipi i lojës së memories, a ishin të sakta përgjigjet e banorëve (VIDEO)

Gjatë spektaklit është shfaqur një video material me sfidën që kanë pasur banorët për ta rritur çmimin e madh.

Ata është dashur ti memorizojn fotografitë e treguara në një tablo.

Secili nga ta i janë përgjigjur pyetjeve ku disa ishin të sakta dhe disa të pasakta.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


01:21 – Ardi dhe Mirdoni: Big Brother është diçka që shijohet vetëm një herë në jetë (VIDEO)

Dy miqtë, Mirdoni dhe Ardi, që ishin konkurrentë në çift në Big Brother VIP Kosova 2 kanë shprehur mendimet e tyre për eksperiencën që e patën.

Ata thanë se të dy thanë se patën momente të ndryshme, duke filluar nga të mirat e të kqijat.

“Ka qenë përvoja më e bukur e jetës time, ka qenë një vend që kam përjetuar edhe emocione jo të mira, por edhe emocionet më të bukura, është diçka që shijohet vetëm një herë në jetë”, ka thënë Ardi.

Kurse Mirdoni tha: “Dorën ia kemi marrë nuk po besoj që ndalemi”. /Klankosova.tv


01:13 – Momentet më interesante të çiftit Adri-Iliriana në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Publiku ka vendosur që çifti, Adri dhe Iliriana të mos ecin tutje për ta përjetuar finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova.

E siç e do tradita, porsa ata arritën në studion e spektaklit, atyre i është shfaqur një video material me momentet e tyre më të mira përgjatë qëndrimit afro 100 ditor në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Dyshja, i kanë shpëtuar plot herë nominimit, derisa i liruan rrugën drejt finales – Edonës, Blerandos, Lumbardhit dhe Shqipes.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


01:11 – Ilirjana dhe Adri: Kishim emocione, faleminderit që na mbështetët (VIDEO)

Çifti Ilirjana dhe Adri sonte e përfunduan rrugëtimin e tyre në shtëpinë më të madhe në vend Big Brother VIP Kosova 2.

Adri tha se për të paraqitja sonte në gjysmëfinale derisa kumtoheshin emrat e finalistëve kishte pasur emocione të mëdha.

“Nuk po mundem nuk po kam as fjalë, ka qenë një moment shumë emocional për mua shumë, edhe për Ilirjanën i kam ndjerë dridhjet”, tha Adri.

Kurse, Ilirjana u shpreh falënderuese për të gjithë që i mbështetën dhe u uroi finalistëve suksese.

“Faleminderit shumë, faleminderit shumë për besimin, edhe unë i kam dëgjuar dridhjet nuk e disha a janë të miat apo të Adrit. Suksese të gjithë finalistëve”, ka thënë Ilirjana. /Klankosova.tv


01:11 – Momentet më interesante të dyshes Ardit e Mirdonit në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Publiku ka vendosur që dyshja, Mirdoni dhe Ardi të mos ecin tutje për ta përjetuar finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova.

E siç e do tradita, porsa ata arritën në studion e spektaklit, atyre i është shfaqur një video material me momentet e tyre më të mira përgjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Dyshja, janë bërë pjesë e kastit të këtij edicioni disa javë pas nisjes së spektaklit.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


01:01 – Anita e vendos në siklet Santianën me një pyetje që nuk e priste (VIDEO)

Opinionistja Anita Haradinaj ia ka bërë një pyetje goxha interesante Santianës.

“Po të mos ishte Besi me Lumbardhin apo me Blerandon do ta kishe bërë lojën?”, ishte kjo pyetja drejtuar Santianës.

Përgjigja e Santianës ishte  se atë lojë nuk do ta kishte bërë.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


01:00 – Del klipi me momentet më të mira të Santianës në Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Santiana, ishte e eliminuara e parë për këtë gjysmë-finale të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

E siç e do tradita e “Vëllait të Madh”, asaj iu prezantua një video material me momentet e saj më të mira përgjatë qëndrimit 98 ditor në BBVK.

E për t’i parë edhe ju, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:57 – Arta – Santianës: Me kë kishe bo lojë, nëse s’ish kanë Buci brenda (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 2, Arta Selimi, e ka komentuar lojën e Santianës sa ishte brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo e pati edhe një pyetje interesante për Santianën.

“Nuk kam pa të përgëzuar për lojën tënde që ke ardhur këtu. E kam një pyetje çka nëse Buci nuk do të ishte banor i shtëpisë, me cilin prej banorëve e kishte bërë një lojë nëse nuk do të ishte Buci brenda?”, ka thënë Selimi.

Kurse Santiana iu përgjigj e tha se pos Bucit, lojë do të bënte edhe Besin./Klankosova.tv


00:56 – Santiana: Fitues të Big Brother VIP Kosova 2 e shoh Blerandon (VIDEO)

Përgjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Kosova, u kumtuan edhe emrat e të eliminuaravë – e para ishte Santiana.

E porsa arriti në skenë, Santiana u pyet se “kë e sheh si fitues të BBVK2?”.

Blerando, ishte i përzgjedhuri i saj.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


00:49 – Adri e Iliriana dhe Ardi e Mirdoni eliminohen nga Big Brother VIP Kosova 2

Publiku ka vendosur që konkurrentët që sonte duhet t’i japin fund garës për çmimin e madh janë Adri dhe Iliriana si dhe Ardi e Mirdoni.

Adri e Iliriana janë bërë pjesë e këtij edicioni të dytë që prej nisjes zyrtare më 20 tetor, derisa Ardi dhe Mirdoni i janë bashkuar kastit javë më vonë.

Kujtojmë se finalen e arritën, Edona, Blerando, Lumbardhi dhe Shqipja.


00:48 – Edona, Shqipja, Lumbardhi dhe Blerando – katër finalisët e Big Brother VIP Kosova 2

Finalistët e Big Brother VIP Kosova 2 janë Edona, Shqipja, Blerando dhe Lumbardhi.

Të katër finalistët ishin bërë pjesë e edicionit të dytë të BBVK që prej natës së parë të nisjes, derisa kanë shpëtuar plot herë nga nominimi.

Katërshja në fjalë ishin çdo herë që patën debate, përplasje e loja, por gjithsesi, nuk munguan as momentet e mira.

Emocionet e mëdha nuk munguan aspak sonte në arenën që ishte përgatitur për katër finalistët e spektaklit më të madh televiziv në vend.

Të gjithë finalistet u shprehën falënderues dhe kanë qarë nga emocionet e mëdha që i patën sonte./Klankosova.tv


00:41 – Anita ia përmend prekjet e Bucit, Santianës: Ishte pjesë e lojës, të përgëzoj për rezistencën (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 2, Anita Haradinaj, ka thënë se Santiana e ka bërë një lojë shumë të mirë.

“Ti ke investuar shumë në atë lojë, ke dhënë shumë. Pavarësisht se si dikush e sheh, ti e ke pasur këtë brengë se si je gjukuar, ndonjëherë e ke humbut busullën se si mund të gjykohesh”.

“Aty ka pasur shumë puthje e përqafime thjeshtë nuk janë gjykuar. Sepse dikujt një gjë shumë e vogël i bëhet shumë e madhe”.

“Kështu që ti të jesh mirë me veten tënde edhe për atë bujën dhe prekjen që e ke bërë, ka qenë në kuadër të lojës”, ka thënë Haradinaj.


00:38 – Santiana flet pas eliminimit: U gëzova që dola (VIDEO)

Santiana pas eliminimit është pritur mjaftë mirë në studio.

Ajo ka thënë se është gëzuar shumë që ka dalur nga shtëpia.

Gjithashtu ka thënë se ndihet e lumtur që ka qëndruar kaq gjatë.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:36 – Këto janë komentet e opinonistëve për eliminimin e Santianës (VIDEO)

Santiana është njëra prej banoreve të fundit që u largua nga Big Brother VIP Kosova 2.

Opinionistja Arta Selimi ka thënë se për të ishte e papritur që Santiana doli.

“U befasova që e votuan për të dalë jashtëm, pak a shumë e kam parë në finale, ka qëndruar stoikisht në lojë, kjo është njëra prej befasive që të jep Big-u”, ka thënë Selimi.

Kurse, Anita Haradinaj tha se kushdo që ka arritur deri në këtu në BBVK2 konsiderohet fitues.

“Përvoja na ka mësuar nga sot e tutjje kushdo që e lë shtëpinë, është fitues i Big Brother VIP Kosova”, ka thënë Haradinaj./Klankosova.tv.


00:20 – Adri e thotë në Prime, pyetjen që ju “mohua” në darkën e të nominuarve (VIDEO)

Adri e ka shprehur sonte në ‘Prime’ një shqetësim që e pati në ‘Darkën e të Nominuarve’.

Ai tha se banorët në një moment nuk e kanë lënë të shprehet kur e pati një pyetje për Shqipen.

Këngëtari tha se e ka acaruar fakti që nuk e lanë banorët e tjerë të qojë deri në fund pyetjen e tij.

Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë:


00:10 – “Burrë jo ideal” – Përplasje mes Shqipes dhe Adrit në ‘Prime’ (VIDEO)

Spektakli i sotëm ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, nuk shpëtoi pa përplasje mes konkurrentëve.

Një e tillë ngjau edhe në mes të Adrit e Shqipes.

Kjo e fundit e ka akuzuar Adrin se nuk respekton lirinë e gruas, duke e marrë shembull Ilirianën, derisa adresoi edhe kritika të tjera kundrejt tij.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


00:08 – Santiana, e eliminuara e parë për sonte në Big Brother VIP Kosova

Publiku ka vendosur që banorja, e cila duhet që menjëherë të ndërpresë garën për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova është Santiana.

Santiana, ishte bërë pjesë e edicionit të dytë të BBVK që prej natës së parë të nisjes, derisa ka shpëtuar plot herë nga nominimi.

Aventura e saj televizive në shtëpinë e “Vëllait të Madh” ishte përplot debate, përplasje e loja, por gjithsesi, nuk munguan as momentet e mira.

Santiana është banorja e parë që eliminohet sonte nga gara për ta prekur finalen.


00:06 – Alaudini pyet Ardin a do t’ia shprehte ndjenjat Shqipes (VIDEO)

Gjatë spektaklit moderatori Alaudin Hamiti ka pyetur Ardin se nëse do të zgjaste Big Brother VIP Kosova edhe një muaj a do ia shprehte ndjenjat Shqipes.

“Shqipes i besoj me një deklarat që e ka dhënë ka thënë që nuk i besoj ndjenjave brenda shtëpisë së Big Brother dhe brenda këtij formati unë jam mjaftueshëm i pjekur me e kuptu se edhe nëse kishte pasur ndjenja nuk kishte qenë e rrugës me i shpreh se pastaj sinqerisht ishte kuptu se është pjesë e lojës”, ka thënë Ardi.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:04 – Mbyllet televotimi, kush do të jenë finalistët? 

Zyrtarisht është mbyllur televotimi për të dërguar sonte në finale katër prej banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Më pyetjen “Kë doni ta dërgoni në finale?”, në televotim ishin të gjithë banorët.

Andaj për të kuptuar se kush do të jenë finalistët e këtij Big Brother-i, vazhdoni të na ndiqni.


23:57 – Prezantohet momentet më të zjarrta nga darka e të nominuarve (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm të gjysmë-finales së edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me momentet më të zjarrta nga darka e të nominuarave.

Pjesë e darkës ishin të gjithë konkurrentët gjysmë-finalistë, duke përfshirë: Santianën, Blerandon, Edonën, Lumbardhin, Adrin e Ilirianën dhe Mirdonin e Ardin.

Në klip janë paraqitur pyetjet pikante që ata morrën nga publiku, përgjigjet e mirëmenduara që banorët kthyen, si dhe momentet e përplasjeve, të tilla si ai i Shqipes me Santianën, e Edonës me Blerandon.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


23:45 -Edona, Blerando dhe dy çiftet – banorët japin arsyjet për të cilat ata duhet të fitojnë çmimin (VIDEO)

Edona, Blerando dhe çiftet kanë dhënë arsyet e tyre për banorët që mendojnë se e meritojnë fitoren.

Blerando ka thënë për Edonën duhet ta fitoj Big Brother VIP Kosova për arsye se ka krijuar shumë momente qesharake.

Ndërsa Adri dhe Iliriana gjithashtu kanë thënë se Edona e meriton të fitoj dhe se është ikona e Big Brother VIP Kosova 2.

Edhe Ardi dhe Mirdoni kanë pasur të njëjtin mendim ku sipas Ardit Edona ka qenë ajo e cila ka dhënë çdo ditë show.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:24 – Santiana, Shqipja dhe Lumbardhi – banorët japin arsyjet për të cilat ata duhet të fitojnë çmimin (VIDEO)

Secili banor i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2 e ka dhënë mendimin për njëri-tjetrin.

Për Santianën, banorët e tjerë në dhomën e rrëfimit thanë se është grua e fortë, dhe se ka gjetur forcë çdo herë për t’u kthyer në lojë përkundër sfidave që i pati brenda shtëpisë më të madhe në vend.

Kurse për Shqipen një pjesë e banorëve thanë se është intelegjente pasi ka ditur që të luajë, por është quajtur edhe luftarake për shkak se sipas tyre ka ditur të luftojë për veten, por i është përmendur edhe aspekti se di të debatojë dhe se ka pasë shumë.

Po ashtu edhe për Lumbardhin banorët e tjerë thanë fjalë të mira, duke e quajtur si një person që nuk dorëzohet dhe se di të luajë. Por edhe duke u konsideruar i sjellshëm me të tjerë. /Klankosova.tv


23:07 – Anita kritikon Edonën për gjuhën fyese ndaj Blerandos: E quajte “çetnik” (VIDEO)

Opinionistja e spektaklit Anita Haradinaj ka dhënë opinionin e saj për situatat e krijuara mes Blerandos dhe Edonës, ku ajo e ka kritikuar për gjuhën e saj fyese.

“Edona pavarësisht këtij humorit dhe origjinalitetit që ty të karakterizon dhe që unë ta admiroj dhe më pëlqen, ku e merr ti të drejtën me i thënë Blerandos kush të ka rrit kush të ka edukuar ai ka një familje, Edona a e kupton që i ke thënë djalit çetnik qka do diqka më të rëndë se kaq për një popull që jemi rrit e lind nën trysnin dhe presionin e çetnikve”, ka thënë Anita

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:57 – Blerando: Veç një herë kam fjetur prapa shtratit (VIDEO)

Në  “Prime” sonte është shfaqur një video prej së cilës kanë debatuar Edona dhe Blerando, pasi ai kishte fjetur mbrapa shtratit te dhoma e grimit.

Blerando tha se vetëm një herë ka fjetur mbrapa shtratit.

“Sekuenca se kam fjetur një herë mbrapa shtratit, Edona e sheh këtë video këtu, pas sotit ajo do të më thotë ti çdo herë ke fjetur mbrapa shtratit, por ajo gënjen sepse më thotë çdo herë që flejë mbrapa shtratit”.

“E për këtë i them që po gënjen.  Nuk është një gjë që e fshehu, e pranoj që kam fjetur, por kam fjetur mbrapa shtratit vetëm një herë”, ka thënë Blerando. /Klankosova.tv


22:48 – Edona: Strategjia ime është me ia mbyll gojën secilit, edhe Blerandos (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm të gjysmë-finales së edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonistë, Edonën dhe Blerandon.

Brenda klipit janë paraqitur skena që pasqyrojnë arsyen e përplasjes mes tyre – lidhur me këtë koment pati edhe nga Edona.

“Strategjia ime është me ia mbyll gojën gjithsecilit. Blerando e ka zakon me gjujt fjalë dhe me ikë”, ka thënë Edona.

Ajo është ankuar mbi gjumin e tepruar të Blerandos, sipas saj, si dhe ka përmendur pjesën e përgatitjes së kaçikëve tek kuzhina.

Kuptoni më tepër detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


22:34 – Del klipi që zbulon motivet e përplasjes mes Edonës dhe Blerandos (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm të gjysmë-finales së edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonistë, Edonën dhe Blerandon.

Brenda klipit janë paraqitur skena që pasqyrojnë arsyen e përplasjes mes tyre, e që duket të jetë gjumi i Blerandos, dhe ushqimi i përgatitur nga Edona – kaçikat.

Në ndërkohë, edhe komentet e Edonës mbi dukjen e ish konkurrentes Miss Rose, duket të jenë arsye të përplasjes së tyre.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


22:33 – Momentet më interesante nga sfida e Comodita Home (VIDEO)

Comodita Home gjatë javës e pati një sfidë goxha të vështirë për banorët e Big Brother VIP Kosova 2.

Këtë “Prime” u shfaq një klip që i pati të përmbledhura disa prej momenteve më interesante të kësaj sfidëe.

“Tërheqja me litar” ishte loja e Comodita Home për banorët e shtëpisë më të madhe në vend.

Por kësaj radhe në vend të litarit ishte i vendosur një dyshek i Comodita Home.

Banorët të ndarë në dyshe kishin për të ngrehur njëri-tjetrin me dyshek në vend të litarit.

E dy prej tyre në fund kishin për t’u zgjedhur fitues, prej tyre të parët dolën Adri dhe Edona.

Sonte atyre në “Prime” iu dha nga një dhuratë e Comodita Home.


22:29 – Anita e mbështet Shqipen për fjalën “ngeci karkaleci” (VIDEO)

Opinionistja e spektaklit Anita Haradinaj ka dhënë opinionin e saj në lidhje me keqkuptimin e Adrit për fjalën “ngeci karkaleci”.

Ajo e ka mbështetur Shqipen sepse është shprehje në Tiranë dhe se është normale ta thuash.

Derisa po jepte opinionin e saj ajo i ka përmendur edhe Ardin dhe Mirdonin për shakat e tyre.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:27 – Jonida e sqaron fjalën “ngeci karkaleci” ky është kuptimi i saj (VIDEO)

Pasi Adri e kishte keqkuptuar fjalën “ngeci karkaleci” moderatorja e spektaklit Jonida Vokshi ia ka spjeguar se çfarë do të thotë.

“Ne në Shqipëri e përdorim shpesh fjalën ngeci karkaleci kur do ta kapësh dikë mat kur nuk ka se çfarë të thotë”, ka thënë Jonida.

Gjithashtu nuk kanë munguar as shakat ndaj Adrit për keqkuptimin që e kishte bërë.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:23 – Arta i drejtohet me disa mesazhe thumbuese Adrit (VIDEO)

Shakatë sonte në “Prime” nuk patën të ndalur dhe të qeshurat.

Çdo gjë erdhi kur Adri e keqkuptoi një shprehje të Shqipes që e kishte nervozuar atë, pasi ajo i tha “T’ngeci karkaleci”.

E Adrit për reagimet e tij i Arta, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 1, e cila sonte është në rolin e opinionistes the disa gjëra duhet të pranohen si janë.

“Ashtu siç ti e ke emrin Kadri dhe e ke bërë Adri, për të tingëlluar më simpatik, ashtu duhet disa herë të pranohen fjalë të tilla”, tha Arta.


22:14 – “Ngeci karkaleci” – Të qeshura me lot nga një keqkuptim i vogël (VIDEO)

Një shprehje e Shqipes ka nxitur acarim tek Ardi gjatë kësaj javë.

Sontë në ‘Prime’ është shfaqur një klip në të cilin është paraqitur kjo pjësë.

Shqipja i tha gjatë javës “Të ngeci karkaleci”, e kjo shprehje e bëri nervoz goxha shumë Adrin.

“Oj Shqipe, pse më thua të ngeci karkaleci? Për çka po e përdorë këtë fjalë, për çfarë qëllimi?”, ka thënë Adri.

Më pas kjo gjë i bëri të qësh të gjithë banorët e tjerë, e më së shumti, Mirdonin i cili më pas kishtë bërë një mori shakash.


21:50 – Java e gjysmë-finales me momentet që lanë gjurmë të forta në BBVK (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm të gjysmë-finales së edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonistë, të gjithë banorët aktualë.

Brenda klipit janë përfshirë skenat më ikonike të ditëve që lamë pas, të përjetuara nga ‘nysat’ që arritën të jenë pjesë e kësaj gjysmë-finaljeje.

Kuptoni se cilat ishin këto momente, duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


21:43 – Përgjigjet strikte të konkurrentëve gjysmë-finalistë ndaj pyetjeve të ish banorëve (VIDEO)

Spektakli ‘Prime’ i gjysmë-finales së madhe ka nisur me transmetimin e një video materiali të përbërë me pyetje nga ish konkurrentët e këtij formati televiziv.

E për ish konkurrentët nuk munguan as përgjigjet e banorëve aktualë të BBVK.

“Monika, nuk doja ta dëgjoja këtë pjesën e ngjyrjes, sepse mendoj se jep mendime të sakta po nganjëherë e devijon. Jo, nuk kam ngjyer tek asnjëri çift, por u kam dhënë ndihmesë”, ka qenë përgjigja e Shqipes, ndaj një pyetje të Monikës.

“Unë falënderoj së pari veten, Zotin dhe publikun dhe njerëzit që më kanë ndejtur afër. Çmimin nëse e fitoj, s’e ndaj me askënd sepse nuk është nevoja”, ka thënë Santiana në një përgjigje po ashtu për Monikën.

Kuptoni përgjigjet e tjera duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


21:37 – Një tjetër klip me disa pyetje me spec nga ish-banorët për banorët aktualë të BBVK (VIDEO)

Spektakli ‘Prime’ i gjysmë-finales së madhe ka nisur me transmetimin e një video materiali të përbërë me pyetje nga ish konkurrentët e këtij formati televiziv.

“Kush të ngriti në lojë?”, ka qenë një pyetje për Shqipen nga Monika.

“Në mes të Santit, Shqipes edhe Blerandos, cilin nuk e do në finale?”, ka qenë një pyetje për Lumbardhin nga Besi.

Kuptoni pyetjet e tjera duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


21:32 – Reagimet e banorëve kur morën mesazhet nga ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Spektakli ‘Prime’ i gjysmë-finales së madhe ka nisur me transmetimin e një video materiali të përbërë me pyetje nga ish konkurrentët e këtij formati televiziv.

E për ish konkurrentët nuk munguan as përgjigjet e banorëve aktualë të BBVK.

“E di rrugëtimin tim, por lojën nuk e di, sepse nuk kam bërë lojë me strategji, sepse kam vepruar sipas mendimit dhe situatave”, ka qenë një replikim nga Blerando.

“Ne nuk kemi hy me strategji këtu, vetëm Ganiun e kemi njohur, dhe s’kemi pasur lojë me të. Por, tu pa tu bë, në bazë të shoqërisë me Shqipen, dhe ia nisëm. Ndoshta nuk do shkonim kaq larg pa Shqipen”, ka thënë Adri.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


21:27 – Bëhet komunikimi i parë me shtëpinë, ja reagimet e banorëve (VIDEO)

Moderatorët e spektaklit Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi kanë bërë komunikimin e parë me banorët, ata sapo i kanë dëgjuar janë gëzuar shumë.

Gjithashtu i kanë komplimentuar banorët për dukjen e tyre dhe i kanë pyetur se si i kanë kaluar këto ditë dhe a kanë pasur emocione.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:26 – Banorët pranojnë disa pyetje pikante nga ish konkurrentët e tyre (VIDEO)

Spektakli ‘Prime’ i gjysmë-finales së madhe ka nisur me transmetimin e një video materiali të përbërë me pyetje nga ish konkurrentët e këtij formati televiziv.

“Blerando çfarë loje kë bërë saktësisht deri më sot, a e din? Se edhe ne po dojmë me dit?”, ka qenë një pyetje për Blerandon nga Monika.

“Nëse që nga dita 1, ju do të kishit luajtur duo e jo trio, a do të kishit arritur deri këtu?”, ka qenë një pyetje nga Miss Rose për Adrin dhe Shqipen.

Kuptoni edhe pyetje të tjera, duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


21:21 – Vesa, Monika, Kader dhe Besi rikthehen në ‘Prime’ në këtë gjysmë-finale (VIDEO)

Spektakli ‘Prime’ i gjysmë-finales së madhe ka shfaqur pranë audiencës katër prej ish konkurrentëve.

Bëhet fjalë për Kaderin, Vesën, Monikën dhe Besartin.

Katërshja kanë rrëfyer në pika të shkurtra sesi iu ka ecur jeta, jashtë shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Ata janë shprehur falënderues ndaj eksperiencës që kanë pasur në BBVK.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


Ka nisur spektakli i gjysmë-finales së madhe të Big Brother VIP Kosova.

Banorët duke përfshirë: Santianën, Blerandon, Edonën, Lumbardhin, Adrin-Ilirianën e Ardin e Mirdonin do të vihen para emocioneve të mëdha të kësaj mbrëmjeje brilante.

Ndiqeni spektaklin deri në fund, sepse surprizat e “Vëllait të Madh”, sonte janë jashtë çdo parashikimi!

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:

  • Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com
  • Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit
  • Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com
  • Amerikë: TV Alb

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme