Qeveria e miraton Projektligjin për Buxhetin e vitit 2024 – vlera 3 miliardë e 314 milionë euro NULL NULL 31.10.2023 15:41 31.10.2023 15:41 Qeveria e Kosovës sot e ka miratuar Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024. Kryeministri Albin Kurti e ka prezantuar sot projektligjin para kabinetit qeveritar duke thënë se vlera e përgjithshme e tij është 3 miliardë e 314 milionë euro. “Koeficienti për vitin 2024 për punëtorët e sektorit publik do të jetë 110, ne po i rrisim pagat në sektorin publik. Për vitin 2024 e kemi shtuar numrin e policëve me 500 pjesëtarë dhe të FSK-së me 600 ushtarë”. “Për Ministrinë e Punëve të Brendshme është hera e parë që ndahen 216 milionë euro, për Ministrinë e Mbrojtjes janë ndarë 153 milionë euro, për Ministrinë e Arsimit janë ndarë 370 milionë euro, për Shëndetësinë janë ndarë 340 milionë euro e për ShSKUK-në ka buxhet për 25 për qind më shumë se vitin e kaluar, për Ministrinë e Drejtësisë kemi ndarë buxhet më shumë për 31 për qind më shumë se vitin e kaluar”. “Për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i kemi rritur buxhetin në 58 milionë euro vetëm për vitin 2024, do të vazhdojë me rritje edhe në vitet pasuese. Për investime infrastrukturore e kemi një buxhet prej 860 milionë euro edhe për investime kapitale. 742 milionë euro është buxheti për komunat e Kosovës, ku përfshihen edhe të hyrat vetanake nga komunat. Buxheti është për të gjithë për qytetarët nga taksat dhe tatimet”, ka thënë Kurti./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 15 orë më parë