DASH po e shqyrton me seriozitet nëse Serbia ua keqpërdori për terrorizëm Humveet që ia dhuroi NULL NULL 03.10.2023 21:11 03.10.2023 21:11 Departamenti Amerikan i Shtetit, është duke shqyrtuar me seriozitet nëse Serbia keqpërdori automjetet ushtarake të dhuruara nga SHBA muaj më parë. Kjo meqë autoritetet e larta kosovare, deklaruan se terroristët serbë përdorën automjete ushtarake të llojit Humvee, në stërvitjet për përgatitjen e akteve terroriste në Kosovë, dhe njëri prej tyre u përdor edhe në aktin terrorist në Banjskë, transmeton klankosova.tv. Vendimin e shqyrtimit për këtë çështje, e konfirmoi Departameti i Shtetit Amerikan në një përgjigjie për gazetarin e Klan Kosovës, Lutrim Islami. ”Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht çdo pretendim që përfshin pajisje të ofruara nga SHBA kudo në botë”. ”Ne jemi duke e shqyrtuar këtë çështje”, thuhet në përgjigjie për klankosova.tv. Kujtojmë se qe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ai i cili në një konferencë me gazetarë transmetoi pamje nga droni, me të cilat konfirmonte se terroristët serbë kishin përdorur automjetet e tipit Humvee. ”Si pjesë e këtij ushtrimi ushtarak të këtij grupi terrorist vërehen edhe automjetet e tipi Humve, dyshohet se njëri nga automjetet e konfiskuar nga Policia e Kosovës, të sulmit terrorist është përdorur në të njëjtin ushtrim”. Kjo rezulton në një konstatim se Serbia keqpërdori automjetet e tipit Humvee, të cilat më parë ua dhuruan Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ushtrisë serbe iu ishin dorëzuar 66 automjete të blinduara Humvee (HMMVV – High Mobility Multiopurpose Wheeled Vehicle). Kjo ishte dërgesa e parë nga gjithsej 118 automjete të porositura. Ato ishin blerë përmes një kontrate tregtare me kompaninë amerikane “AM General”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 17 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 22 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day