Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dukagjini kualifikohet në rundin e dytë të Europa Conference League

NULL NULL
20.07.2023 19:25
Dukagjini
Dukagjini

Dukagjini është kualifikuar për në rundin tjetër të Europa Conferene League.

Kjo pasi ekipi nga Klina e mposhti ekipin nga Gjilbratari, Europa FC, me rezultat 2:3.

Të parët që kaluan në epërsi ishin ekipi nga Kosova, ku Zulfiji shënoi në minutën e 23-të, ndërsa në minutën e 38-të Quintana barazoi shifrat.

Më të nisur pjesa e dytë, ishte Shala ai që ia dha epërsinë Dukagjinit, ndërsa Zulfiji shënoi golin e dytë personal në ndeshje.

E, Vera ishte ai që ngushtoi shifrat në 2-3, i cili ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes së dytë, ndërsa rezultati i përgjithshëm ishte 3:5.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.