Dardanët po vazhdojnë stërvitjet në prag të dy ndeshjeve NULL NULL 15.07.2023 12:56 15.07.2023 12:56 Kombëtarja e Kosovës në basketboll po vazhdon përgatitjet për garat ndërkombëtare. Dardanët po stërviten në Prizren, aty ku më 19 korrik do të përballen me Zvicrën dhe më 5 gusht ndaj Danimarkës. Federata e Basketbollit e Kosovës, ka thënë se basketbollistët kanë nevojë për përkrahje nga tifozët. Kujtojmë, që kjo është hera e parë që Kosova po i luan ndeshjet në qytetin e Prizrenit. Ndryshe, selektori Rami Hadar, do ta drejtojë Kosovën në këtë kampanjë të parakualifikimeve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.