Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Falet namazi i Kurban Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë (VIDEO)

NULL NULL
28.06.2023 04:31

06:06 – Falet namazi i Kurban Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” (VIDEO)

Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë është falur namazi i Kurban Bajramit.

Besimtarë të shumtë uruan njëri-tjetrin për këtë festë, teksa patën mundësi që të ndjekin edhe programin i cili pati recitim të Kuranit, lutje, ligjërata e këndim të ilahive.

Po ashtu, gjatë recitimit të Kuranit e këndimit të lutjeve nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” u bënë lutje për viktimat që humbën jetën nga vërshimet në qytetin e Pejës, njofton Klankosova.tv.

Klan Kosova ua uron festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë. Paçi mirësi e begati në familjet e juaja.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


05:22 – Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” bëhen lutje për viktimat nga vërshimet në Pejë (VIDEO)

Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë pas namazit të sabahut ka nisur recitimi i Kuranit, këndimi i lutjeve, ligjëratave e ilahive.

E, gjatë këndimit të lutjeve në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” u bënë lutje për viktimat e vërshimeve të fundit që ndodhën në Pejë, ku humbën jetën një fëmijë 5-vjeç e nëna e tij.

“Në këtë ditë që e filluam me madhërimin e Allahut, e filluam me namazin e sabahut, më lejoni që të lutemi që viktimat e vërshimeve të fundit në qytetin tonë, Allahu t’i mëshirojë”, u tha gjatë këndimit të lutjeve, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në Klan Kosova nga ora 04:15 e mëngjesit ka nisur transmetimi special nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, ku do të transmetohet e gjithë atmosfera që do të ngjajë në këtë objekt fetar deri pas faljes së namazit të Bajramit që është në ora 05:38.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


04:55 – Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” nis recitimi i Kuranit dhe këndimi i ilahive (VIDEO)

Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, pas faljes së namazit të sabahut ka nisur recitimi i Kuranit, këndimi i lutjeve, ligjëratave e ilahive.

Të gjitha këto po interpretohen drejtpërdrejt në Klan Kosovan nga ilahistët në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.

Kujtojmë se në Klan Kosova nga ora 04:15 e mëngjesit ka nisur transmetimi special nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, ku do të transmetohet e gjithë atmosfera që do të ngjajë në këtë objekt fetar deri pas faljes së namazit të Bajramit që është në ora 05:38.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


04:25 – Nis falja e namazit të sabahut në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë (VIDEO)

Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë ka nisur falja e namazit të sabahut.

Besimtarë të shumtë janë mbledhur në këtë objekt fetar që ta falin namazin e sabahut e më pas edhe namazin e Bajramit, njofton Klankosova.tv.

Në Klan Kosova tashmë ka nisur transmetimi i faljes së Kurban Bajramit nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, ku do të transmetohet e gjithë atmosfera që do të ngjajë atje.

Po ashtu, do të ketë program për besimtarët që do të shkojnë në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” por edhe për shikuesit e Klan Kosovës.

Pos recitimit të Kuranit, lutjet, ligjëratat dhe këngët islame do të interpretohen drejtpërdrejtë nga ilahistët në këtë xhami.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


04:17 – Nis transmetimi i faljes së Kurban Bajramit nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë (VIDEO)

Në televizionin Klan Kosova ka nisur transmetim i faljes së Kurban Bajramit nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.

Nga ky objekt fetar do të ketë transmetim special i cili ka nisur nga ora 04:15 dhe tek shikuesit e Klan Kosovës do  të transmetohet e gjithë atmosfera që do të ngjajë në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë deri pas faljes së namazit të Kurban Bajramit që është në ora 05:38.

Do të ketë program për besimtarët që do të shkojnë në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” por edhe për shikuesit e Klan Kosovës.

Pos recitimit të Kuranit, lutjet, ligjëratat dhe këngët islame do të interpretohen drejtpërdrejtë nga ilahistët në këtë xhami.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.