Kualifikimet dramatike në Moto GP NULL NULL nga Naim Selmani 17.06.2023 19:30 nga Naim Selmani 17.06.2023 19:30 E shtuna ka sjell betejë dramatike në Moto GP në kualifikimet e garës për shpërblimin e madh të Gjermanisë. Diferenca në mes të tre motoristëve të parë në shtegun Sachsenring ka qenë vetëm 83 të qindtat përcjell klankosova.tv. Në fund të tyre kohën më të shpejtë e regjistroi lideri i Moto GP-së dhe kampioni aktual Francesco Bagnaia me kohën 1:21.409. Me vetëm 78 të qindtat vonesë nga vendi i dytë do të niset të dielën motoristi italian Luca Marini. Kurse në top treshe përfundoi edhe motoristi i ekipit Red Bull KTM Factory Racing, australiani Jack Miller. Spanjolli Marc Marquez nuk shkoi më shumë se pozita e shtatë. Ndërsa ish kampioni i botës francezi Fabio Quartararo nuk hyri as në dhjetëshe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.