Perfekt fundjavë për Bagnaian NULL NULL nga Naim Selmani 11.06.2023 18:38 nga Naim Selmani 11.06.2023 18:38 Motoristi italian Francesco Bagnaia është në formë të lartë në kampionatin botëror të Moto GP-së. Ai e ka kaluar një fundjavë të jashtëzakonshme në garën për shpërblimin e madh të italisë para shikuesve të vet përcjell klankosova.tv. Fillimisht të shtunën ai ishte më i shpejti në shteg duke e siguruar pozitën e parë startuese. Po të njëjtën ditë ai paraqitje shumë të mirë dhe e fitoi garën Sprint. Teksa të dielën ia vendosi kapakun duke dominuar në fitoren në shtegun e Mugellos. Në pozitën e dytë hyri në cak spanjolli Jorge Martin ndërsa i treti doli francezi Johan Zarco. Bagnaia me 131 pikë vazhdon të kryesoj në renditjen e përgjithshme teksa ndiqet nga bashkëvendësi i tij Marco Bezzechi me 110 pikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.