Kisha Serbe në Kosovë, si Vatikani në Itali NULL NULL 29.12.2015 12:39 29.12.2015 12:39 Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se ka propozuar që statusi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë duhet të jetë i ngjashëm me atë Kishës Katolike në Itali. Një gjë të tillë ai e ka bërë të ditur gjatë një interviste për B92 ku ka folur gjatë edhe për raportet me Kosovën. “Në platformën time për Kosovën, kam paraparë një zgjidhje për KOS-in që do të duhej të ishte brenda autonomisë esenciale të Kosovës dhe Metohisë, e që nënkupton dhënies e Kishës statusin që e ka Vatikani në Itali”, ka thënë Nikoliq, transmeton Klan Kosova. Ai bëri të ditur se ky propozim nuk është marrë parasysh fare nga qeveria ndërsa nuk e ka dërguar fare në Kuvend, pasi që ekzekutivi refuzoi të bëjë ndonjë koment rreth saj. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.