Pashkë Krasniqi-Markaj, nëna që dogji veten pasi i varrosi djemtë që iu vranë në Mejë (VIDEO) NULL NULL 27.04.2023 21:01 27.04.2023 21:01 Pritja katërvjeçare iu shndërrua në agoni shekullore nënës Pashkë nga Korenica e Gjakovës. Prej vitit 1999 deri në 2003-ën ajo jetoi me një fije shprese se dy djemtë e saj, Gjovalin e Milan Marku, të zhdukur nga masakra e Mejës, do t’i ktheheshin të gjallë në shtëpi. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi pasi dy vëllezërit iu kthyen familjes vetëm në eshtra nga Batajnica e Serbisë, njofton Klan Kosova. Këtë fakt nuk e përpiu nëna e tyre Pashkë Krasniqi Markaj, që posa e kreu të pamën e dy djemve vendosi ta djegë veten me benzinë, pak metra larg shtëpisë. E ëma mezi u gjet pas dy ditësh të kërkimeve, derisa duket që vendin ku i dha fund jetës e kishte menduar mirë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 4 orë më parë