Nuk mbahet mbledhja e kryesisë, Kusari-Lila: I papranueshëm abstenimi i vazhdueshëm i opozitës NULL NULL 24.04.2023 11:58 24.04.2023 11:58 Mimoza Kusari-Lila Shefja e Grupit Parlamentar të Lëzizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se sot nuk ka arritur të mbahet mbledhja e rregullt e kryesisë. Ajo, në një konferencë për media, tha kjo është si pasojë e mungesës së anëtarëve të kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Ndër tjera, ajo është shprehur se deputetët e opozitës në seanca dhe në mbledhje të kryesisë së Kuvendit janë duke abstenuar vazhdimisht për propozimet dhe projektligjet që bëhen. “E konsiderojmë totalisht të papranueshme dhe tërësisht jo të përgjegjshme abstenimin e vazhdueshëm të opozitës”. “Arsyetimet se pozita e mban përgjegjësinë se tashmë më nuk pinë ujë, për shkak se puna dhe përgjegjësinë që e marrin deputetët është miratimin e projektligjeve, me votimet e ndryshme të raporteve natyrisht edhe votimet në Kuvend”, ka thënë Kusari-Lila./Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.