Punëtorët e KEK-ut, ultimatum menaxhmentit për ngritje page (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 16.03.2023 20:27 nga Flamur Gajtani 16.03.2023 20:27 Sheshi “Nënë Tereza” gumëzhinte mesditën e të enjtes. Kjo nga brohoritjet e fishkëllimat e qindra punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, që po protestonin për rritje page, para zyrës së menaxherit për të cilin nuk i kursyen kritikat. Kërkesat e tyre u arsyetuan edhe me zmadhues zëri, duke thënë se kanë tejkaluar prodhimin dhe meritojnë atë që po kërkojnë, njofton Klan Kosova. Për këtë, por edhe pagesën për rrezikshmëri, shujtë e kujdestari në krah u doli kryesindikalisti, Atdhe Hykolli. Nëse deri më 3 prill nuk merren parasysh, kërcënojnë me veprime sindikale duke hyrë në grevë, derisa u theksua edhe nevoja për shtimin e punëtorëve. Në fund marshuan deri te qeveria, ku njëzëri thirrën për kërkesën e tyre. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.