Musliu i përgjigjet Fejzës: Në Kosovë nuk ka femicid, ka dhunë ndaj grave NULL NULL 09.03.2023 11:57 09.03.2023 11:57 Deputetja nga Partia Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i është kundërpërgjigjur deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejzës, e cila e ka përdorur termin femicid për dhunën ndaj grave që po ndodh në Kosovë. Sipas Musliut, në Kosovë nuk ka femicid, por ka dhunë ndaj grave e cila duhet të ndëshkohet me ligj, njofton Klan Kosova. “Ju lutem kujt po i konvenon që shoqëria kosovare të konsiderohet si shoqëri femicide. Ka që vriten gra dhe burra, por nuk guxojmë në parlament ta quajmë femicid”. “Duhet të jemi të kujdesshëm sepse shkruhen raporte për atë çka thuhet në kuvend. Në Kosovë nuk ka femicid, ka dhunë ndaj grave. Të jemi të kujdesshëm sepse fjala publike ka peshë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025