Kosova renditet e pesta në botë në Paragllajd NULL NULL 09.03.2023 11:59 09.03.2023 11:59 Fanol Shala renditet në vendin e nëntë në botë për Paragllajd Fanol Shala, ka njoftuar për një sukses madhor të tij në sportin e Paragllajdit. Ai ka thënë se është renditur në vendin e 9-të në renditjen botërore. Shala po ashtu theksoi se Kosova si shtet është e renditur në vendin e pestë. “Pas publikimit të pikëve nga FAI e rifreskuar me 1 Mars 2023 renditem në vendin e 9 (nëntë) në Botë dhe si shtet Kosova vendi qe unë përfaqësoj me shumë krenari renditet ne vendin e 5 në botë”, tha Shala. Federata Botërore e Aeronautikës i ka publikuar rezultatet më 1 mars. Ndryshe, Fanol Shala, ka qenë pjesë e ekipit të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit nga Kosova, që kanë marrë pjesë në operacionet e shpëtimit pas tërmetit në Turqi. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 2 orë më parë