Deputeti i VV-së, Bajrami: Në marrëveshje nuk përmendet autonomia, por vetëmenaxhimi (VIDEO) NULL NULL 02.03.2023 18:43 02.03.2023 18:43 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka theksuar se në propozimin 11 pikësh të BE-së përmendet njohja e simboleve kombëtare. “Nuk mund t’ia njohësh një Organizate Jo-Qeveritare, ose një asociacioni, simbolet shtetërore”, është shprehur Bajrami. Më tej, ai në Info Magazine ka folur edhe për pikën 7 si prej më të diskutueshmeve. “Në marrëveshje nuk përmendet askund autonomia, por vetëmenaxhimi. Është term ligjor që e njeh edhe Kushtetuta e Kosovës. Komunat në Republikën e Kosovës kanë të drejta të vetëmenaxhimit. Për aq sa kemi analizuar ne kjo nuk nënkupton kompetenca ekzekutive”. Bajrami ka thekuar se në fjalimin e tij nuk ka qenë Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell që ka përmendur asociacionin. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 14 orë më parë