Sipas draft-statutit të FES-it, Asociacioni do të financohet edhe nga Serbia NULL NULL 30.01.2023 13:51 30.01.2023 13:51 Fondacioni “Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe “Instituti Evropian për Paqe” kanë publikuar draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Sipas këtij draft-statuti, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, transmeton Klan Kosova. Mirëpo kur bëhet fjalë te financat, Asociacioni në fjalë mund të financohet direkt nga shteti i Serbisë dhe jo vetëm. “Asociacioni/Bashkësia do të financohet nga: Kontributet nga anëtarët e saj; Të ardhurat nga shërbimet e ofruara nga Asociacioni/Komuniteti, kompanitë e saj ose nxjerrë nga pasuritë e tij të luajtshme ose të paluajtshme; Transferet nga autoritetet qendrore; Kontributet, grantet, donacionet, si dhe mbështetje financiare nga shoqata dhe organizata të tjera, vendase dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Republikën e Serbisë”. Klikoni KËTU për ta lexuar draftin e plotë në gjuhën angleze. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.