Ndalohet një i dyshuar për kërcënimin e Zana Avdiut NULL NULL 08.12.2022 09:37 08.12.2022 09:37 Është ndaluar nga Policia e Kosovës një i dyshuar për kërcënimin e aktivistes Zana Avdiu. Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj. “Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person i dyshuar për veprën penale ‘Kanosja’ dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore”. Kujtojmë se Zana Avdiu u bë subjekt i kritikave për shkak të deklarimeve të saj ndaj Granit Xhakës në ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë në kuadër të Kampionatit Botëror. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.