Përkujtohet Shaban Shala, dekada më parë i nisi me tren për në Beograd dy flamuj kuq e zi (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 28.11.2022 20:34 nga Qendresa Bellagoshi 28.11.2022 20:34 Më datën 28 nëntor është kujtuar veprimtari nga Podujeva, Shaban Shala, i cili dekada më parë i kishte kushtuar jetën flamurit, duke e rrezikuar veten vazhdimisht për ta promovuar simbolin kuq e zi në Ditën e Pavarësisë. Si udhëheqës i NDSH-së, ai kishte urdhëruar që flamuri të vendoset në çdo qytet ku ka shqiptarë, e më pas edhe që dy flamuj të vendosen në lokomotivën e trenit që shkonte në Beograd, si mesazh për Josip Broz Titon. Për pasojë të veprimeve të tij, ai ishte i burgosur disa herë, teksa para se të lirohej edhe ishte vrarë. Flamujt që Shala nuk i ndante nga vetja ishin të qepur nga bashkëshortja e tij, Sadia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.