Rama: Po e përgatisim një tjetër samit të Ballkanit të Hapur në Shqipëri NULL NULL 14.11.2022 14:17 14.11.2022 14:17 Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kreu i qeverisë shqiptare dha lajmin se po Shqipëria pritet të mbajë një tjetër samit të nismës Ballkani i Hapur. “Ne po përgatisim një tjetër samit të Ballkanit të Hapur në Shqipëri dhe jemi të kënaqur që ka dhe vende të tjera integrale të këtij procesi. Këtu kam parasysh, Turqinë, Greqinë, Hungarinë, Italinë, kam parasysh vende të cilat ishin të pranishme fillimisht në samitin e bërë më parë dhe që tani kërkojnë të jenë në vazhdimësi për të krijuar atë energji të nevojshme edhe me kufijtë rreth e rrotull“. “Më vjen jashtëzakonisht mirë po ashtu që ka rifilluar Procesi i Berlinit, ndër të tjera edhe sepse ka provuar se Ballkani i Hapur nuk është asgjë tjetër veçse një njësi jetësimi i Procesit të Berlinit. Çfarë kemi firmosur ne në Berlin? Kemi firmosur ato që ne i kishim firmosur më parë me njëri-tjetrin në Ballkanin e Hapur. Përse? Sepse marrëveshjet e Ballkanit të Hapur nuk janë asgjë tjetër veçse përshpejtim i procesit të Berlinit”, shtoi ai. /tvklan.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zjarret përfshijnë disa fshatra të Istogut, kryetari thërret për kujdes dhe mobilizim 13 minuta më parë
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan: IPK aktivizohet për hetimin e reagimit të policëve 26 minuta më parë
Kosova Ferizaj: Ngritet aktakuzë ndaj dy personave të dyshuar për trafikim me njerëz 28 minuta më parë