Kur ka diell, mos e ndizni dritën (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 11.09.2022 20:31 nga Haris Ademi 11.09.2022 20:31 Kur e keni dritën e diellit, mos u ndriçoni me rrymë. Kurse natën, fikni dritat kur s’ju duhen. Këto janë dy prej këshillave që shpërndarësi i rrymës KEDS i ka përfshirë në fushatën vetëdijesuese për konsumatorët. Kjo kompani ka dhënë rekomandime për mënyra dhe teknika të kursimit për ta zbutur krizën energjetike që pritet të rëndohet me uljen e temperaturave. Një manual të tillë për qytetarët ende nuk e ka bërë shteti. Por Ministria e Ekonomisë i tha Klanit se njëherë janë duke u marrë me këtë punë. “Komiteti Teknik Emergjent është duke punuar në identifikimin e rekomandimeve sa i përket masave që duhet të ndërmerren nga ME/Qeveria lidhur me kursimin e energjisë por edhe masave të tjera, me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të krizës energjetike”, thuhet në përgjigjen e ministrisë. Sipas njohësit të fushës, Lulzim Syla, thotë se qeveria është dashur më herët ta ketë të gatshëm manualin. Ky shton se duhet të bëhet një auditim i përgjithshëm që të shihen mundësitë e kursimit të energjisë. Syla beson se qeveria do të jetë më serioze sivjet në këtë drejtim. Vitin e kaluar patën ngjallur debat këshillat e kursimit, sidomos për ndaljen e joystick-ëve. Deri tash, ekzekutivi e ka nxitur kursimin e rrymës duke thënë se do t’i subvencionojë ata që u vjen fatura më lirë se muajin e njëjtë të vitin e kaluar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.